Categories: Uncategorized

Bundesliga, ëndrra e madhe e Heidenheimit

Në shtetin gjerman jugperëndimor të Baden-Wuerttemberg, në brigjet e lumit Brenz afër kufirit me Bavarinë, është një qytet i vogël ku njerëzit flasin me një theks unik.

Heidenheimi, me një popullsi prej 50 mijë banorësh, është i njohur për industrinë e tij prodhuese makineri, paketim dhe elektronikë, shkruan DW.

Të lidhura

None found

Mbi të gjitha, është i njohur për kështjellën Schloss Hellenstenin që i takon mesjetës së vonë që qëndron mbi qytet dhe vizitohet shumë nga të gjithë. Mirëpo, Heidenheimi ka gjithashtu një nga tregimet më kurioze në futbollin gjerman, histori e cila është zhvilluar ngadalë, në mënyrë të qëndrueshme, por pa mëshirë gjatë 26 vjetëve të fundit që e ka ngritur ekipin FC Heidenheim nga ligat amatore deri në prag të Bundesligës .

“Është thjesht një tregim i pabesueshëm”, pranon shefi ekzekutiv i klubit, Holger Sanwald, pasi Heidenheimi në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Bundesligës 2 e siguroi ndeshjen e plejofit për Bundesligë edhe pse pësoi 3:0 nga Arminia Bielefeldi. “Jemi afër realizimit të një ëndrre dhe të gjithë jemi të lumtur për këtë. Pres t’ia dalim mbanë dhe edicionin e ri të luajmë në Bundesligë”.

Sanwald e di saktësisht se nga ka ardhur Heidenheimi, sepse ai ka qenë atje në çdo hap të rrugës.

52vjeçari dikur luajti për klubin, por mori përsipër detyrën e shefit ekzekutiv në moshën 27-vjeçare, duke e çuar gradualisht klubin nëpër liga me durim, punë të palodhur dhe një rrjet të gjerë partnerësh të mesëm nga rajoni, transmeton KOHA.

“Këtu nuk ka vend për shfaqje me një njeri. Ne kemi punuar në gjendjen tonë aktuale me kalimin e viteve”, zbuloi Sanwald. “Ka pasur gjithmonë ulje-ngritje, por ne kemi besuar se mund të vazhdojmë”.

Ngjitja nëpër liga

Në dhjetë vjet ndërmjet 2004 dhe 2014, Heidenheimi përparoi nga Oberliga (divizioni i pestë) në Bundesliga 2 (divizioni i dytë) megjithëse ka pasur paraqitje të mira në Kupën e Gjermanisë.

Në vitin 2016, Hendenheimi u mposht 3:2 nga Hertha Berlin në çerekfinale. Në 2018, humbi nga Eintracht Frankurt. Sezonin e kaluar i nxori telashe Bayernit në “Allianz Arena”, që e eliminoi me mund (5:4).

“Ne nuk jemi një klub i vogël fshati”, insistoi Sanwald. “Ne kemi një buxhet prej 35 milion eurosh, që na vendos në gjysmën e parë të Bundesligës. Ne nuk kemi nevojë ta bëjmë veten më të vogël sesa që jemi”.

Drejtpërdrejt përgjegjës për ngjitjen sportive të Heidenheim nëpër liga është Frank Schmidt, i cili ka mbikëqyrur klubin në 467 ndeshje të jashtëzakonshme në 13 vjetët e tij të ngarkuar, duke e bërë atë trajnerin më të gjatë të shërbimit në futbollin profesional gjerman.

Ndërkohë, Heidenheim luan Play-Off më 2 korrik ndeshjen e parë në transfertë ndaj Werder Bremen të Rashicëës ku do të synojë ngjitjen në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.

të fundit

Sot zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha i vetmi emër në garë

Këtë të shtunë, demokratët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin që t’i udhëheqë në katër vitet…

24 minutes ago

Sigurimi i detyrueshëm i mjeteve, çmimet pritet të rriten ndjeshëm pas hyrjes në BE!

Me anëtarësimin në BE, limiti i përgjegjësisë për sigurimin e detyrueshëm do të rritet në 6.45 milionë euro për ngjarje…

52 minutes ago

Tragjedi në Kinë/ Raportohet për 82 viktima nga shpërthimi në minierën e qymyrgurit, dhjetëra të bllokuar nën tokë

Një shpërthim gazi në minierën e qymyrgurit Liushenyu në qytetin Changzhi, në veri të Kinës, ka shkaktuar vdekjen e të…

56 minutes ago

Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet 32-vjeçari irakian kishte edhe hartë të shtëpisë së saj në Florida

Ivanka Trump, dyshohet se ishte objektiv i një plani atentati nga një terrorist i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

2 hours ago