Organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 u kthye në temë debati mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet.
Hoti e akuzoi Qeverinë se nuk po merr përgjegjësinë e duhur për përgatitjen e kësaj ngjarjeje sportive. Ai kërkoi që ekzekutivi të sigurojë financimin e plotë për projektet e nevojshme, në rast se Komuna e Prishtinës nuk arrin t’i përfundojë ato, ndërsa aktivitetet parashikohet të zhvillohen edhe në komuna të tjera.
None found
Hoti kërkon që Qeveria të marrë përsipër organizimin
“Për Lojërat Olimpike (Mesdhetare), me Komunën e Prishtinës “kërrsh” jeni bërë duke u shtyrë njëri me tjetrin. Duhet të marrësh pronësi, ti qeveri je. T’i të marrësh pronësi për të gjitha ato, për krejt buxhetin që duhet për Lojërat Olimpike edhe t’i inkuadrosh ti në buxhet nëse Komuna e Prishtinës nuk e bën, edhe komunat tjera sepse do të shpërndahen gjithandej, duhet të marrësh pronësi. Në 2030-tën do të ndodhin, më 2027 ose 2028 do të duhej të përfundonin plotësisht”, theksoi Hoti.
Ministri Hekuran Murati tha se fondet për Lojërat Mesdhetare janë përfshirë në buxhetin e Ministrisë së Sportit. Sipas tij, megjithatë, ende nuk janë përcaktuar të gjitha lokacionet ku do të zhvillohen sportet dhe ku pritet të ndërtohen objektet sportive.
Murati: Fondet janë planifikuar në buxhetin e Ministrisë së Sportit
“Tek çështja e Lojërave Mesdhetare, edhe këtu kemi situatën e ngjajshme meqenëse ende nuk ka saktësim të lokacioneve për të gjitha sportet ku parashihet të ketë ndërtim. Ideja ka qenë që të ketë një grumbullim dhe në momentin që ka qartësim, Ministria e Sportit mund të vazhdojë me zbatimin e projektit por buxhetimi, pra jemi munduar që ta akomodojmë të gjithë shumën në buxhet të Ministrisë së Sportit”, deklaroi Murati.
Përplasja mes tyre ndodh ndërsa vijojnë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. Realizimi i këtij organizimi kërkon bashkërendim mes institucioneve dhe përfundimin në kohë të projekteve infrastrukturore.
Doganierët e Doganës së Manastirit dhe ekipet mobile të Departamentit për Çështje Operative në Tregun e Gjelbër dhe sheshin e…
Club Brugge po bëhet gati për një kapitull të ri në historinë e tij, me ndërtimin e një stadiumi modern…
Juventusi ka rikthyer në listën e dëshirave mbrojtësin e Manchester Cityt, Rayan Ait-Nouri, të cilin synon ta transferojë gjatë afatit…
Pasuri në vlerë prej mbi 42 milionë eurosh pa dokumentacion të mjaftueshëm, pasiguri në vlerësimin e stoqeve prej mbi 23…
"Si kryeministër dhe qeveri shtetformuese, politikan shtetformues, natyrisht se do të bëj çmos për të gjetur zgjidhje për një problem…
Astrit Selmani ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Parë të Kinës, duke u shndërruar në një prej…