Quique Setien pritet të largohet nga Barcelona.
Dështimit për ta mbrojtur titullin e kampionit në Spanjë, ia ka “lëkundur” karrigën trajnerit në fjalë.
Të lidhura
None found
Futbollistët nuk kanë qenë të kënaqur me trajnerin Setien dhe kjo është parë hapur.
Madje, këta të fundit e dëshirojnë një trajner të ri për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve.
Sipas “Mundo Deportivo”, një gazetë katalunase e afërt me klubin, shkruan se lojtarët duan, Patrick Kluivert që ta marrë drejtimin e ekipit.
61-vjeçari është momentalisht drejtor i akademisë së Barcelonës.
Kluivert është figurë e njohur për “Blaugrana”, pasi ai ka luajtur me fanellën e Barcelonës nga viti 1998 deri në vitin 2004, duke shënuar 122 gola në 257 paraqitje me klubin katalanas.
