Dëmtimi serioz i Luis Suarezit, që do të qëndrojë larg fushave të blerta për rreth 4 muaj, i ka detyruar drejtuesit e Barcelonës të vështrojnë nga merkatoje, për afruar një lojtar goli, që do të zgjidhte “hallet” e “blaugranave” në fazën sulmuese. Emri i piketuar është sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mësohet se ka dhënë miratimin e tij për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.
Nënshkrimi me 30-vjeçarin gabonez, në fakt, nuk është i lehtë, sepse ai është “ylli” i Arsenalit dhe klubi londinez nuk dëshiron të humbasë një nga asetet e tij më të çmuara. Është në një situatë shumë e komplikuar dhe është e vështirë për tifozët e “Topçinjve” të kuptojnë transferimin e tij.
None found
Arsenali është i dhjeti në Premier League, 34 pikë pas liderit, Liverpoolit. Performanca e dobët në pjesën e parë të sezonit ka shkaktuar tashmë shkarkimin e Unai Emery dhe nënshkrimin me trajnerin emergjent, Mikel Arteta, ish-in e Arsenalit, i cili ishte në stafin teknik të Pep Guardiolës te Manchester City.
Shkurt, situata e klubit anglez nuk është më e përshtatshme për të lejuar shitjen e “yllit” të tij. Sidoqoftë, sulmuesi nga Gaboni e ka marrë shumë seriozisht largimin e tij pas interesimit të Barçës. Në këtë kuptim, sektori teknik i Barcelonëm e njeh në mënyrë të përkryer situatën sportive dhe kontraktuale të Aubameyangut, kështu që do të ketë përpjeke për të bërë të mundur blerjen e tij. Sulmuesi ka kontratë me Arsenalin deri në verë të vitit 2021.
Në këtë rast, është thelbësor qëndrimi që do të mbajë vetë lojtari, i cili është edhe kapiten i skuadrës, që do të thotë se me këtë përgjegjësi që ka te “Topçinjtë” duhet të matet mirë për çdo lëvizje.
Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…
Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…
Një 26-vjeçar shqiptar që kërkohej nga Spanja si pjesëtar i një bande “skifterësh” që kryenin grabitje dhe jo vetëm, është…