Atletico Madridi dëshiron ta transferojë sulmuesin Edinson Cavani nga Paris Saint-Germaini këtë muaj, mirëpo çmimi i futbollistit mbetet pengesë në kompletimin e transferimit.
Kontrata e uruguaianit në PSG-së skadon në qershor, mirëpo PSG-ja s’është e gatshme të ndahet me sulmuesit pa marrë ofertë prej 30 milionë eurosh.
None found
Kjo kërkesë e PSG-së shihet si e paarsyeshme nga Atletico, që deri më tani ka bërë ofertë prej dhjetë milionë eurosh për 32-vjeçarin.
Për shkak të këtyre dallimeve mes dy klubeve, negociatat për transferimin e Cavanit pritet të zgjasin deri afër mbylljes së afatit kalimtar më 31 janar.
PSG-ja insiston të mos e lejojë shitjen e Cavanit për më pak sesa 30 milionë euro, pasi që e konsideron futbollistin të rëndësishëm në skuadër, përkundër që ai s’ka luajtur shumë këtë sezon. Për më tepër, klubi do të kritikohej nga tifozët për shitjen e golashënuesit më të mirë në histori të klubit për aq pak para.
Në anën tjetër, Cavani dëshiron të largohet, pasi që e di se nuk do të ketë mundësi të luajë aq sa dëshiron dhe do të tentojë ta bindë PSG-në ta pranojë ofertën e Atleticos.
Donald Trump ka lëshuar kërcënime të reja ndaj Iranit, duke deklaruar se forcat e armatosura amerikane janë në gjendje të…
Një fenomen natyror spektakolar dhe potencialisht i rrezikshëm u regjistrua në Groenlandën perëndimore, kur një ajsberg gjigant u përmbys në…
Një influencere kolumbiane është ekzekutuar në mes të rrugës, ndërsa po priste në semafor me makinën e saj. [...] Read…
62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve…
Hetimet financiare në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parave do të jenë…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas denoncimit publik të aktivistit Gent Progni, i cili…