“Air Albania Stadium” është investimi më i madh i Federatës Shqiptare të Futbollit. Impjanti fantastik cilësohet si një nga stadiumet më modern në rajon.
FSHF-ja ka njoftuar se stadiumi kombëtar është nominuar për të marrë çmimin “Big SEE Architecture” për vitin 2020.
None found
“Air Albania Stadium, investimi më i madh në historinë e sportit shqiptar, vazhdon të prodhojë lajm edhe pas inaugurimit të tij në 17 Nëntor 2019, në ndeshjen kundër Francës, kampiones së botës. Ky investim i Federatës Shqiptare të Futbollit është përzgjedhur për të marrë çmimin BigSEE Architecture Aëard 2020 dhe për më tepër është nominuar edhe si projekti më i mirë (Grand Prix) në kategorinë publike.
Fituesit e BigSEE Architecture Aëard do të vlerësohen në festivalin e madh të arkitekturës që do të zhvillohet më datë 16 Tetor 2020 në Qytetin e Dizajnit në Lubjanë të Sllovenisë.
Në këtë festival të gjithë projektet do të ekspozohen për të pranishmit nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.
Qëllimi i BigSEE Architecture është për të forcuar suksesin dhe atraktivitetin e Europës Juglindore nëpërmjet kërkimit, vlerësimit dhe promovimit të mrekullisë arkitektonike që është në këto vende”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Joni me lojtarët e KombëtaresHistoria e Jonit me Kombëtaren shqiptare nisi në vitin 2025, kur një familjare e tij i…
Apple prezantoi në fillim të këtij muaji iPhone-in e saj më të shtrenjtë deri më tani, modelin e palosshëm iPhone…
Dërgesa juaj e ardhshme mund të mbërrijë në derë me ndihmën e një roboti me dy këmbë. Kompania britanike e…
Kosova ka zhvilluar dy ndeshjet e para të këtij cikli të Ligës së Kombeve në vetëm tri ditë, fillimisht duke…
Elon Musk njihet më së shumti për raketat, makinat elektrike dhe kompanitë teknologjike, por së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen…
Ndeshja e Francës ndaj Belgjikës u shënua edhe nga debutimi i tre futbollistëve me fanellën e “Gjelave”.Jeremy Jacquet, Andy Diouf…