Ndeshja Shqipëri–Bjellorusi i rezervoi Jonit një përvojë të veçantë me Kombëtaren shqiptare. I ftuar për të qenë në stadium, ai takoi futbollistët në hotelin ku qëndronte ekipi dhe, përpara nisjes së takimit, hyri në fushë duke shoqëruar Kristjan Asllanin.
None found
Kjo lidhje me kuqezinjtë e kishte zanafillën në vitin 2025. Një familjare e Jonit iu drejtua atëherë faqes zyrtare të FSHF-së, duke kërkuar një video që t’i jepte kurajë nga Kristjan Asllani, ndër lojtarët që ai pëlqente më shumë.
Në atë kohë, Joni ishte në prag të një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale, pjesë e trajtimit kundër kancerit. FSHF-ja e përmbushi kërkesën e familjes dhe mesazhi i Asllanit mbërriti tek ai pikërisht gjatë atyre ditëve të rënda.
Afërsisht një vit pas këtij komunikimi, familja u lidh përsëri me FSHF-në, këtë herë për të ndarë një zhvillim pozitiv. Pas një procesi të vështirë trajtimi, që kishte përfshirë edhe kimioterapinë, Joni ndodhej në rrugën drejt rikuperimit.
Familjarët treguan se përkrahja dhe mesazhet e Kombëtares i kishin dhënë një shtysë të veçantë gjatë kësaj periudhe. FSHF-ja vendosi më pas t’i përgatiste një surprizë tjetër, duke i siguruar mesazhe të reja nga futbollistët kuqezinj.
Urime dhe fjalë inkurajuese për Jonin përcollën Asllani, Hysaj, Mitaj, Strakosha, Hoxha dhe Shehu. Këtij gjesti iu shtuan më pas ftesa për ndeshjen Shqipëri–Bjellorusi, takimi nga afër me lojtarët dhe dalja në fushë përkrah Asllanit.
Mesazhi që mori në një çast të vështirë u bë kështu fillimi i një marrëdhënieje të veçantë mes Jonit dhe skuadrës që ai kishte mbështetur përgjatë gjithë kësaj kohe, deri te mundësia për t’i takuar futbollistët dhe për të qenë në fushë me Kombëtaren.
Apple prezantoi në fillim të këtij muaji iPhone-in e saj më të shtrenjtë deri më tani, modelin e palosshëm iPhone…
Dërgesa juaj e ardhshme mund të mbërrijë në derë me ndihmën e një roboti me dy këmbë. Kompania britanike e…
Kosova ka zhvilluar dy ndeshjet e para të këtij cikli të Ligës së Kombeve në vetëm tri ditë, fillimisht duke…
Elon Musk njihet më së shumti për raketat, makinat elektrike dhe kompanitë teknologjike, por së fundmi ai ka tërhequr vëmendjen…
Ndeshja e Francës ndaj Belgjikës u shënua edhe nga debutimi i tre futbollistëve me fanellën e “Gjelave”.Jeremy Jacquet, Andy Diouf…
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilluan të dielën një…