Tirana pësoi një humbje të turpshme sot ndaj Bylisit, duke ngjallur shumë dyshime. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, foli pas kësaj sfidë për emisionin “Gol pas Gol”, duke u shprehur:
NDESHJA – Siç e patë dhe ju është ndeshje ndeshja e parë. Me golin që bëmë jemi në avantazh për t’u kualifikuar. Po të ishte 3-1 do qe ndryshe. Me 2-1 do qe ndryshe. 1 gol jashtë fushe bëhen si 2 gola.
None found
I LEJON ZOTI KËTO NDESHJET?
Vapa bëri pjesën e saj. Ne që jemi këtu e dimë sa vapë është. Ka ndikuar shumë fizikisht. Prandaj bëmë shumë ndryshime. Futëm edhe disa lojtarë që nuk kanë luajtur për shumë. Një lojtar që nuk është mësuar në kështu temperaturash mund ta ketë të vështirë.
A E LA TIRANA NDESHJEN?
Nuk besoj se e kemi lënë ndeshjen. Nuk kishim pse e linim. Para ndeshjes iu thashë çunave që të shënonim 1 gol se vlen shumë. Po të fitojmë 1-0 në Tiranë kualifikohemi. Unë për vete e kam ndërgjgjegjien e sakte. Unë shikoj punën time, nuk shikoj çfarë bëjnë të tjerët.
SI MUNDET QË NJË SKUADËR TË SHPËRFYTYROHET NË 45 MINUTA?
Në ndeshjen e parë me Besëlidhjen thatë pse nuk bërët rotacion, tani thoni pse bëni. Përgjigja është se kishte shumë ndryshime në formacion plus edhe vapa. Nuk jam fizikant ose doktor që të futem në trupin e lojtarëve. Menduam për ndeshjet e tjera në kampionat. Kemi luajtur një pjesë loje sot dhe do mendojmë për ndeshjen e kthimit. Është diçka krejt normale. Do luftojmë të kualifikohemi në pjesën e dytë.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…