Categories: Uncategorized

Egbo: Synimi ishte të mos humbnim, Muçit i dhashë një porosi

Tirana ka arritur të marrë një barazim në fund falë golit të Muçit, duke e mbajtur titullin akoma në dorën e tyre.

Pas ndeshjes, për “Super Sport” foli trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo.

Të lidhura

None found

Nigeriani duket i kënaqur me barazimin për mënyrën si shkoi ndeshja.

“Ndeshjet po vijnë duke mbaruar dhe të gjithë, shumica e ekipeve brenda kampionatit janë në ankthin sprintit të fundit. Derbi dihet si duhet të jetë, nuk është ndeshje e thjeshtë. Edhe kjo bëri punën e vet, një ndehsje që do shumë motivim se janë shumë gjëra brenda. Ne vijmë nga humbja me Kuëksin dhe me Bylisin, që ka ndikuar pak në vetëbesimin e lojtarëve, por shyqyr Zotit me këtë barazim 1-1 duhet të jemi të kënaqur në fund.

E kam thënë shpesh që ndërrimi duhet bërë jo thjesht se duhet, ne shohim si janë vendosur lojtarët, e pamë që djemtë u lodhën dhe bëmë atë ndërrim, menduam që të bënim dy sulmues. Ia kemi kërkuar Muçit të rrijë afër Majkëll e përdorë spondën.

Ne kemi ndeshje në Kupë pastaj do të fillojmë të mendojmë për ndeshjen e kampioantit, është në dorën tonë, nuk presim të na dhurojë kush ose rezultatet e të tjerëve. I kemi në këmbët tona pikët në ndeshjet që mbeten, do futemi në fushë duke i marrë ndeshjet një nga një, në fund do të bëjmë llogaritë tona.

Është skuadra e bashkuar ndaj arrijmë në momentet e fundit të marrim barazime, edhe ata që ishin në pankinë ndihmuan. Të gjithë, edhe me eksperiencë u bashkuan për të ndihmuar ekipin që të merrte këtë barazim që na takon sot. Këta djem kanë besim se ia dalim, duke ndihmuar njëri-tjetrin të mbarojmë atë që nisëm.

Objektivin e arritëm sot, që të mso e humbasim ndeshjen, ishte duke na ikur nga duart, por bashkëpunuam të gjtihë për të marrë rezultat. Falënderoj çunat pa përjashtim nga i pari deri te i fundit. Muçi? Nuk ka qenë në formën e duhur pas ndalesës për shkak dëmtimi. Po vjen në formë dhe tani kemi filluar duke e futur pak nga pak, e kemi çuar te ekipi B për të marrë formën e duhur për kur të na nevojitej”, u shpreh Egbo.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

8 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

16 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

38 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

52 minutes ago