Categories: Uncategorized

Shtatzënitë e fshehura, mjeku flet për fenomenin që ndodh me vajzat dhe gratë: Si arsyetohen ndryshimet në trup

Mjeku obstetër gjinekolog Rezart Ajazi ishte i ftuar në ABC Live për të folur në lidhje me shtatzënitë e fshehura pas ngjarjes së pak ditëve më parë kur një vajzë lindi në tualetin e Urgjencës së QSUT-së edhe pse kishte shkuar për shqetësime të tjera, siç ishte dhimbjet e barkut.

Mjeku tha se shtatzënitë e fshehura njihen në literaturën mjekësore duke shpjeguar madje edhe arsyetimet që mund të gjejnë vajzat dhe gratë për ndryshimet që ndodhin me trupin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Të lidhura

None found

“Shkencërisht barra e fshehtë njihet si diagnozë. Rastet e barrës kritike të fshehtë mbulohen me elemente që për ne përbëjnë atë që duhet diagnoza diferenciale. Në shtatzëni nuk ka cikël menstrual për shembull. Pacientja mund të mendojë se ky çregullim i ciklit lidhet me faktorë të tjerë. Rritja e madhësisë së barkut argumentohet me patologji të tjera që mund të çojnë në këtë fenomen, siç janë fryrja e zorrëve, probleme tumorale, etj.

Çrregullimet e gjumit për shembull apo lëvizjet fetale i interpretojnë si lëvizje zorrësh dhe e gjithë kjo që thashë me sipër sjell atë që quhet shtatzëni e fshehtë”, tha ai duke shtuar ndërkohë se eksperienca ka treguar edhe mjaft raste ku shtatzënitë janë mohuar nga vajzat për shkaqe sociale apo familjare.

“Kemi patur raste që kur kemi futur vajza apo gra për ekzaminim na janë përgjëruar që të mos u tregojnë familjarëve për shtatzëninë”, tha Ajazi duke shtuar se në këtë rast mjekët kanë respektuar privatësinë e pacientit.

Ajazi tha se shtatzënitë e fshehta apo mohimi i shtatzënisë janë të rrezikshme pasi ato nuk trajtohen duke patur një potencial të madh që të shkaktojnë probleme.

“Ne kemi protokoll të ndjekjes shtatzënisë duke patur në fokus mirëqenien e nënës dhe fëmijës. Duke mos u zbatuar protokolli përkatës mundet që këto shtatzëni të kenë pasoja, siç është rasti që patëm QSUT ku vajza shkoi dhe lindi në tualetin e Urgjencës, ndërkohë që duhej të vinte te ne.

Shmangia nga protokolli do të sjellë pasoja për këtë shtatzëni dhe askush më pas nuk garanton se si mund të shkojë ajo. Madje, edhe në rastet kur i ndjekim shtatzënitë që nga fillimi na duhet ndonjëherë që të konsultohemi me kolegët tanë për raste të caktuara, tani imagjino ç’mund të ndodhë për një shtatzëni të pandjekur”, tha Ajazi.

të fundit

Tregjet mbeten nën presion nga përplasjet SHBA-Iran, nafta shtrenjtohet sërish

Tregjet ndërkombëtare po vijojnë të ndjekin me shqetësim zhvillimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa për të katërtën ditë…

6 minutes ago

Tragjedi familjare në Xhorxhia: 63-vjeçari dyshohet se ekzekutoi gruan dhe vajzën pas konfliktit për nënën e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Xhorxhinë në SHBA, ku një burrë 63 vjeç dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten…

7 minutes ago

Mijëra serbe vazhdojnë protestat, edhe pse Vuçiç njoftoi se do dorëhiqet

Mijëra qytetarë u mblodhën të dielën në qytetin serb të Kraljevës, duke vazhduar protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, vetëm një…

9 minutes ago

Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Këtë të hënë, 29 qershor 2026 do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje…

24 minutes ago

SHBA dhe Irani bien dakord për një tërheqje të përkohshme pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, bisedime në Doha të martën

Pas shkëmbimit të zjarrit pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pranuar të…

25 minutes ago

Moti për sot, 29 Qershor 2026: kthjellime në të gjithë vendin dhe vranësira të pakta pas mesditës

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

33 minutes ago