Categories: maqedoni

Miratohet ulja e koeficientëve për pagat e ministrave dhe deputetëve

Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka dhënë miratimin për propozimin që parashikon uljen e koeficientëve të përdorur në përcaktimin e pagave të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, përcjell tetova1.

Të lidhura

None found

Nisma është paraqitur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi bazën fikse mbi të cilën llogariteshin pagat e funksionarëve. Si pasojë, ishte krijuar mundësia që pagat e tyre të rriteshin automatikisht në përputhje me rritjen e pagës mesatare në vend.

Ndryshimi i koeficientëve synon të krijojë një mekanizëm më të qëndrueshëm për përcaktimin e pagave dhe të frenojë rritjen e mëtejshme të shpenzimeve buxhetore.

Rregullimi i ri prek presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, deputetët, si edhe drejtuesit e organeve të pavarura rregullatore dhe komisioneve shtetërore.

Sipas kryetarit të Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, propozimi është hartuar në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe synon të parandalojë krijimin e një vakumi ligjor në përcaktimin e pagave.

Hapi i radhës është shqyrtimi i nismës në seancë plenare, ku deputetët do të vendosin për miratimin përfundimtar të saj.

të fundit

Seanca për buxhetin në Kuvend ndërpritet për pak minuta pas ndërprerjes së energjisë

Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…

20 seconds ago

A po i kthehen rolet tradicionale? Studimi britanik zbulon se një në tre meshkuj të rinj mendon se burri duhet të vendosë i fundit në familje

Gjenerata Z konsiderohet shpesh si një nga brezat më progresistë, veçanërisht për qëndrimet ndaj barazisë gjinore. Megjithatë, një studim i…

2 minutes ago

Çfarë tregojnë sytë kur dikush fsheh të vërtetën – tri sinjale të identifikuara nga një studim gjerman

Zgjerimi i bebëzave, pulitja më e rrallë e syve dhe vështrimi i zgjatur mund të jenë tregues se një person…

3 minutes ago

Restorant në Karolinën e Veriut aplikon tarifë automatike 20% për klientët që japin bakshish të pamjaftueshëm

Një restorant në Karolinën e Veriut ka shkaktuar debat të madh në Shtetet e Bashkuara, pasi vendosi një politikë të…

3 minutes ago

Meg Ryan feston 65-vjetorin: Nga martesa me Quaid te romanca me Crowe, birësimi i vajzës dhe rikthimi në skenë

Dikur ishte mbretëresha e komedive romantike, ndërsa jeta e saj private u bë po aq e përfolur sa filmat. Pas…

4 minutes ago

Divorci ka edhe sezonin e tij: hulumtimi zbulon muajt kur kërkesat për ndarje rriten më shumë

Megjithëse mund të duket si një tjetër fenomen i përhapur në rrjetet sociale, hulumtimet tregojnë se i ashtuquajturi “sezoni i…

5 minutes ago