Categories: Uncategorized

Zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, ish deputeti i PD: Vendim antikushtetues!

“Zgjatja e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk mund të shtyhet me dy muaj sepse është shjelje e Kushtetutës.”

Kështu thotë ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi i cili i referohet ligjit themeltar të shtetit shqiptar i cili thotë sipas demokratit, se “afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar”.

Të lidhura

None found

“Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar.

Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎ Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter”, thekson Bylykbashi.

POSTIMI I PLOTE

Gjendja e jashtezakonshme zgjatet vetem 30 dite!

Edi Rama i propozon ‎Parlamentit zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise natyrore deri me 23 qershor, plot dy muaj te tjere.

Te gjitha vendet e tjera qe sot kane kriza te verteta shendetesore me qindra mijera te semure e dhjetera mijera te vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kane deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3 – 11 maj. Ka shume qe kundershtojne keto zgjatje masash, madje ne SHBA ka protesta te mirefillta ne rruge.

Sigurisht kushdo me pak mend ne koke, e kupton qe neper rruge, ne tregje, supermerkata, vende pune, por dhe ne familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet.

Por shifrat e Edi Rames, 609 te identifikuar me virus dhe 26 te vdekur, nuk e justifikojne aspak zgjatjen deri ne qershor kur te tjeret me kriza te vertete shendetesore po i zgjasin vetem 3-4 jave. Por ceshtja nuk eshte nese duhet zgjatur apo jo. Ceshtja eshte a ka Kryeministri te drejte te propozoje nje zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratoje kerkesen pa kufizim?

Po nese Qeveria i ka ne xhep deputetet me gojen e mbyllur me maske kur flet Kryeministri, ‎a mund ta zgjase Parlamenti afatin aq sa kerkon Kryeministri? Jo!

Afati fillestar qe parashikon Kushtetuta eshte 30 dite dhe shtesa nuk mund te jete me e gjate se afati fillestar. Kushtetuta detyron qe te merren masa te jashtezakonshme qe fatkeqesia natyrore, qofte edhe pandemia, te perballen sipas afateve.‎

Nese nuk mjafton, Qeveria te kerkoje ne Parlament zgjatje tjeter 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e pare, te arsyetoje dhe kerkoje nje tjeter. Afati sherben edhe qe te matet efikasiteti i masave. Nderkohe te mos harrojme se jane kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese per shkak te gjendjes se jashtezakonshme, e para liria e levizjes.

Nese do te kishim mburojen imunitare kushtetuese, Gjykaten Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nese Rama, nen pretekstin e koronavirusit, mund te zgjase gjendjen e jashtezakonshme dhe kufizimin e lirive te shqiptareve aq sa i leverdis pushtetit te tij edhe pse statistikat nuk e justifikojne.

Por fale Edi Rames, Gjykata Kushtetuese u hoq si bajamet (tonsilet) e semura, edhe pse sot e thone te gjithe qe eshte me mire t’i kurosh bajamet sesa t’i heqesh, sepse jane nder mburojat e para ne diten kur vjen infeksioni i abuzimit me pushtetin dhe Kushtetuten.

Mos harroni Edi Rama do te perpiqet te gjeje arsye ta zgjase gjendjen e pandemise edhe kur ajo te jete zhdukur tjeterkund. Nese vendoset precedenti sot, mos u cuditni qe Rama te perpiqet ta zgjase gjendjen e jashtezakonshme deri ne nje vit.

Mos u cuditni as nese ne emer te emergjences se shendetit publik, policet do t’ju masin temperaturen ne hyrje te qendres se votimit dhe te vendosin ata nese duhet te hyni apo jo te votoni per te vendosur kush duhet t’ju qeverise.

Kjo eshte epidemia tjeter qe kercenon dhe fshihet pas akteve per pushtet me akte normative te Kryeministrit, epidemia e Autokracise. Tashme dihet qe masat mbrojese nga epidemite merren heret dhe jo vone.

të fundit

Portieri argjentinas lë të hapur mundësinë e tërheqjes nga kombëtarja

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka lënë të kuptohet se mund t'i japë fund karrierës së tij me kombëtaren pas…

5 minutes ago

“Odisea” thyen rekorde dhe premton të jetë filmi i verës 2026/ Zbulohen detajet e realizimit të kësaj kryevepre që po pushton kinematë globale

Duket se “Odisea” do të jetë hiti më i madh i verës, me fitime globale prej 264 milionë dollarësh në…

7 minutes ago

After the fierce storm: 117 cars damaged, 10 injured, and state buildings affected

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e policisë janë vazhdimisht në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha…

11 minutes ago

Latest situation at Kosovo’s border crossings

Qytetarët që po planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Kosova mund ta bëjnë këtë pa pritje të gjata, pasi në…

11 minutes ago

Fire deep inside landfill in Fushë-Krujë, toxic cloud blankets Krujë, Kamëz and Thumanë

Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë…

12 minutes ago

Tragedy in Himara / While Trying to Restore Power After the Storm, Electrician Loses His Life

Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të…

12 minutes ago