Categories: Uncategorized

“Nuk del se nuk ka plotësuar ditët e Zotit”, si u dergj prej muajsh e vdekur në krevat vajza

Ka marrë përmasat e një ngjarjeje horror vdekja e nënës dhe vajzës së saj në Tiranë, të cilat ishin pjesë e një sekti fetar të krishterë.

Pas ndërhyrjes së policisë, është mundur shpëtimi i vajzës tjetër 34 vjeçare, e cila ndodhet aktualisht në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT.

Të lidhura

None found

Nëna dhe vajzat kishin shmangur kontaktet me banorët e tjerë të pallatit, ndërsa ka qenë era e rëndë që shpërndahej në pallat për shkak të dekompozimit të trupit të Anisa Josifit, gjë e cila ka alarmuar banorët.

Dyshohet se vajza kishte ndërruar jetë të paktën një vit më parë, ndërsa nëna dhe motra tjetër i lyenin trupin me vaj ulliri dhe uthull për të ngadalësuar procesin e dekompozimit duke pritur kështu ringjalljen e saj. Ekspertët kanë konstatuar paraprakisht shenja mumifikimi në trup për shkak të vajit të ullirit dhe uthullës, ndërsa fillimisht ajo ishte mbështjellë me çarçafë.

Gjithashtu, ato e kishin mbuluar trupin e Anisës me shumë jorganë dhe batanije me qëllim që të mos shpërndahej era e rëndë e dekompozimit.

Gratë thuajse nuk kishin kontakt me askën në pallat duke qendruar brenda në shtëpi, gjë e cila ka shqetësuar vëllain e Zhanetës, i cili kishte tentuar të kontaktonte në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë, kunati i Zhaneta Josifit deklaron për abcneës.al se kishte shkuar dy muaj më parë tek shtëpia e saj duke pyetur për vajzën, por ajo i kishte thënë se nuk e lenë të dalë jashtë sepse nuk kishte përmbushur “ditët e Zotit”.

Më herët, në shtëpinë e Zhaneta Josifit kishte shkuar edhe policia për ta pyetur nëse kishin ndonjë problem se përse nuk dilnin jashtë, por kanë marrë prej tyre deklarimin se po ruheshin nga koronavirusi.

Ishtë vëllai i Zhaneta Josifit që alarmoi policinë pasi e motra nuk i përgjigjej prej disa ditësh në telefon. Pas ndërhyrjes së policisë në shtëpi janë gjetur Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi të vdekura, kurse Blerta Josifi në gjendje të rëndë shëndetësore.

të fundit

Ramadan Morina para gjykatës për krimet e luftës në Burim të Malishevës

I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…

2 minutes ago

LSDM akuzon Mickoskin dhe Slaveskin për sjelljen e Alta Bank në Maqedoni

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

8 minutes ago

Liga e Kampionëve mbyll xhiron e katërt pa përballje derbi

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…

13 minutes ago

Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…

14 minutes ago

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

14 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj frigoriferëve të gjakut në Francë, hakerat tentojnë ta vendosin temperaturën në 110 gradë Celsius

Një sulm kibernetik ka vënë në shënjestër instalimet frigoriferike që përdoren nga Shërbimi Kombëtar i Gjakut në Francë, duke rrezikuar…

14 minutes ago