Categories: Uncategorized

“Vllai si shkjau”: Majko, mesazh për përplasjen Rama-Haradinaj

Pandeli Majko rikujtoi periudhën e vështirë që kaluan shqiptarët gjatë luftës së Kosovës në një aktivitet të organizuar në Prizren me rastin e 21 vjetorit të ngjarjeve të rënda për kombin.

Aktiviteti bëri bashkë si rrallë herë më parë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin, ndersa Majko dha edhe një mesazh bashkimi mes të gjithëve, gjë e cila nuk mund të mos lexohet edhe si një reagim ndaj përplasjes Rama-Haradinaj, raporton albeu.com.

Të lidhura

None found

Majko tha se shqiptarët e Kosovës i falenderonin shqiptarët e Shqipërisë për ç’ka bënë në vitin 1999, por sipas tij “vëllai nuk falenderohet se prandaj është vëlla, që të japë dorën në ditë të vështirë”.

“Ne jemi vllau dhe vllau edhe falenderohet, edhe nuk falenderohet. Po a të mërzit ndonjëherë vllau, edhe të mërzit, prandaj është vëlla. Si i thoni ju në Kosovë, kur ta sjell ndonjëherë në majë të hundër vllau..: Vllau si shkjau. Prandaj ne duhet ta duam njeri-tjetrin, kur në ato ditë të vështira përcaktuam se kush jemi dhe ku duhet të shkojmë”, tha Majko.

Majko ceku edhe sakrificat që populli shqiptar bëri gjatë luftës në Kosovë duke thënë se në vitet 11998-1999, të gjitha forcat politike në Shqipëri ishin bashkuar në moton “kur serbi na vret, ne duhet të jemi bashke”. /albeu.com

të fundit

Ardita Sinani ushtron të drejtën e votës në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen…

6 minutes ago

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë “Sekilda”, administratori akuzohet për fshehje të të ardhurave

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…

8 minutes ago

Jonida Maliqi rrëfen sfidat me të birin: Nga diagnoza e autizmit te përparimi i Danit dhe përplasjet ligjore

Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka folur në lidhje me djalin e saj,…

10 minutes ago

SHBA ofron deri në 20 milionë dollarë për të dhëna mbi aktivitetin bërthamor të Iranit, krijohet “Task Forca Iron Gate

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…

12 minutes ago

Rolando Maran ndjek sfidat në Turqi, Itali e Rusi, një e diel intensive për futbollistët kuqezi

Kjo e dielë shënjon dhe një ditë të ngarkuar me ndeshje ku spikasin skuadrat e lojtarëve të Kombëtares [...]Read More...

12 minutes ago

LSDM: Vonesat e pagave tregojnë gjendjen e rëndë të financave publike, ndërsa borxhi vijon të rritet

Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…

22 minutes ago