Një 34 vjecar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për disa vepra penale.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se shqiptari me inicialet B.Q., 34 vjeç, banues në Durrës ishte dënuar nga Gjzkata e Apelit në Venecia me 14 vite burg për tre vepra penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike.
None found
Shqiptari prite të ekstradohet në Itali për kryerjen e dënimit.
Njoftimi i Policise
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.
Operacioni, nga DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana.
Kapet dhe arrestohet një 34-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, i dënuar për disa vepra penale.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi B. Q., 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Këtë të hënë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës…
Nga dita e sotme deri më 22 maj 2026, në Shqipëri do të zhvillohet Turi e 83-të Çiklistik i Shqipërisë.…
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, i identifikuar si Anxhelo Kumaraku…
Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6). Banka…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…