Categories: Uncategorized

Vetëm sot 69 infeksione të reja, Manastirliu flet për shtimin e rasteve me COVID-19

“Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione…”

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u pyet sot në studion e “Opinion” për situatën e re të krijuar si pasojë e pandemisë.

Të lidhura

None found

Ditët e fundit ka patur një shtim rekord të rasteve të prekura nga koronavirusi dhe kjo ka disa faktorë tha ministrja Manastirliu.

Ajo tha se shtimi i rasteve të reja nuk vjen si pasojë e shtimit të testimeve, por është pasojë e hapjes dhe mos respektimit të protokolleve të sigurisë.

“Është një situatë që reflekton rihapjen vjen me numra të shtuara. Ka patur një shtim të rasteve krahasuar me një javë më parë. Ka disa fajtorë që lidhen me mos respektimin e protokolleve.

Testet janë një rrjedhojë dhe arsye për të bërë në momentin që janë një hetim epidemiologjik. Karantina na dha një panoramë të qartë të situatës.

Tani ndiqet e njëjta strategji duke ndjekur dhe izoluar më shumë. Përgjatë dy javëve kemi patur grumbullime, festa në familje, ceremoni mortore, kemi vatra familjare, në institucione.

Ne e kemi thënë që në fillim se është një realitet i ri. Hapja kërkon zbatimin e protokolleve rigoroze, duhen mbajtur maskat aty kur nuk ruhet dot distancomi fizik.

Përgjegjësia kryesore e jona është sigurimi që mjekët dhe infermierët të jenë të mbrojtur. Ne do të jemi të rrezikuar nëse nuk zbatojnë protokollet.”- tha Manastirliu.

të fundit

Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…

4 minutes ago

Stërvitje me mortaja 120 mm e FSK-së në poligonin shqiptar të Bizës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…

7 minutes ago

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

12 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

14 minutes ago

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut renditet ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

16 minutes ago

Ali Ahmeti: Bashkëjetesa e qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kushti për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…

17 minutes ago