Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel të fortë si pasojë e shtimit të rasteve të reja të koronavirusit në vend.
Manastirliu thekson se “Që kur vendosëm për rihapjen, kemi ndarë me ju besimin se gjërat do të shkojnë mirë, vetëm nëse plotësohet një kusht themelor: bashkëpunimi i qytetarëve. Normaliteti i ri nuk do të jetë kurrë si ai i para Covid-19, për sa kohë që asnjë vend i botës nuk ka mundur të gjejë ende, as kurën, as vaksinën.Asnjëri nga ne nuk mund t’i lejojë vetes që, pas rihapjes, të relaksojë dhe neglizhojë masat individuale të higjenës dhe distancimit soial, apo edhe të protokolleve. Sepse kjo do të ishte një “recetë” për përhapje të shpejtë të infeksionit”.
None found
Mesazhi i plotë
Të gjithë ne dëshirojmë një gjë, kundrejt Covid-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi i ri: Ta mundim një herë e mirë, për të mos e patur më mes nesh.
Shtete shumë më të zhvilluara se Shqipëria po vazhdojnë të përballen me këtë infeksion. Disa pa e ndërprerë asnjëherë luftën, të tjerë duke luftuar me rikthimin e tij.
Pas hapjes fillimisht graduale, dhe më pas tërësore dy javë më parë, Shqipëria ka ende transmetime komunitare të infeksionit në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Kemi të prekur dhe shtim të numrit të pacientëve në Spitalin Infektiv.
Që kur vendosëm për rihapjen, kemi ndarë me ju besimin se gjërat do të shkojnë mirë, vetëm nëse plotësohet një kusht themelor: bashkëpunimi i qytetarëve. Normaliteti i ri nuk do të jetë kurrë si ai i para Covid-19, për sa kohë që asnjë vend i botës nuk ka mundur të gjejë ende, as kurën, as vaksinën.
Për këtë arsye, asnjëri nga ne nuk mund t’i lejojë vetes që, pas rihapjes, të relaksojë dhe neglizhojë masat individuale të higjenës dhe distancimit soial, apo edhe të protokolleve. Sepse kjo do të ishte një “recetë” për përhapje të shpejtë të infeksionit.
Në situatën ku ndodhemi sot, e cila ishte brenda pritshmërive tona kur planifikuam rihapjen, është e domosdoshme që gjithësecili të marrë përgjegjësitë e veta qytetare, me qëllim që të ruajë veten dhe të tjerët.
Sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe puna në terren nuk është ndalur për asnjë çast, për zbulimin e çdo rasti dhe kontakti, për të këputur zinxhirin e infeksionit.
Megjithatë, edhe mjekët, heronjtë e gjithëpranuar të këtyre kohëve, pak mund të bëjnë pa bashkëpunimin e qytetarëve, ashtu siç ka ndodhur që në ditën e parë të kësaj luftë.
E kam thënë edhe herë tjetër, pak vlen t’i lëvdojmë dhe falënderojmë, nëse vetë nuk bëjmë secili pjesën tonë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Ju lutem dëgjojini thirrjet e tyre, dhe informohuni vetëm nëpërmjet institucioneve përgjegjëse shëndetësore.
Ju lutem, të mos e ulim vigjilencën dhe të mbrojmë veten, të afërmit, miqtë tanë.
Ju lutem, vazhdojmë të bashkëpunojmë për të mos e çuar dëm sakrificën e këtyre muajve, kur të gjithë bashkë, qeveri dhe shoqëri dhamë një shembull të shkëlqyer të bashkëpunimit në mbrojtje të shëndetit, nëpërmjet zbatimit të rregullave të higjenës dhe distancimit fizik, si dhe protokolleve të nxjerra nga institucionet shëndetësore.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…