Categories: Uncategorized

Veliaj ironizon keq demokratët: Plani i PD është “ringjallja” e Berishës

Kryetari i Bashkisë dhe njëherësh drejtues politik për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi sot se PS ka vetëm një plan, “të bëjë Shqipërinë dhe Tiranën më të mirë”.

Në një takim me gratë socialiste në Amfiteatrin e Tiranës, Veliaj theksoi se “halli i vetëm i opozitës është të ringjallë Sali Berishën për të tretën herë”.

Të lidhura

None found

“Na kanë ngelur edhe 207 ditë, para se ne të shkojmë në një betejë ku të themi “#edhe 1, edhe 1” për Partinë Socialiste. Kanë ngelur edhe 207 ditë para se ne të fokusohemi dhe të themi çfarë planesh kemi. Ne kemi vetëm një plan: Të bëjmë Shqipërinë dhe të bëjmë Tiranën.

Pala tjetër ka një plan tjetër, kanë shtëpinë e tretë, kanë pasaporta holandeze, kanë edhe një plan B. Unë besoj që për secilin prej nesh që ka vetëm një plan, duhet të mendojmë fort për situatat që kaluam.

Nëse dikush ka iluzion se ata kanë hallin e familjeve tona, duhet t’i mendojë këto fakte. Mund të kemi opinione të ndryshme, por jo fakte të ndryshme. Nëse ju mendoni se Sali Berisha që kërkon ringjalljen e tij të tretë, ka hallin e familjeve tuaja, e keni gabim, ndaj duhet të flasim me çdo zonjë dhe zonjushë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe planin ekonomik të prezantuar nga opozita.

Sipas tij, “fokusi i tyre është t’u vendosin gjoba kompanive dhe të shtojnë vilat e tyre”.

“Po shihja axhendën, se sa shtëpi do duhet të hapim nesër për familjet që u prekën nga tërmeti, kurse ata janë të shqetësuar se si në kohën e tërmetit kanë shtuar shtëpitë e tyre. Teksa gjithë ekonomia ka rënë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, ekonomia e tyre është rritur.

Shihni llogarinë e kunatit, shihni sa gjoba u vihen kompanive. Sot dolën me plan ekonomik, seriozisht? I vetmi plan ekonomik që kam dëgjuar këto tetë vite është, gjej një kompani, vëri gjobë nëpërmjet zëdhënies, paguaj gjobën që unë të të heq sulmin ndaj partisë.

Pyetja është: Do mendojmë për ekonominë, shtëpitë, planet B, për rritjen e financave të dy familjeve të vetme, që edhe në opozitë vetëm u ka shkuar puna vaj, apo duhet të përveshim mëngët për të gjitha familjet e Shqipërisë”, nënvizoi Veliaj.

të fundit

Al Ittihad gati të ofrojë 15 milionë euro për Edon Zhegrovën

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, ndërsa interesimi për yllin e Kombëtares…

3 minutes ago

Studentja e Mjekësisë Klea Veli denoncon vendimin e 11 profesorëve që e shkarkuan nga Senati Akademik: Më hoqën vetëm se mbështeta protestuesit!

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…

14 minutes ago

Osmani akuzon VLEN-in për hipokrizi: Me Palestinën për vota, kundër palestinezëve në pushtet

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar VLEN-in lidhur me votën e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së për…

14 minutes ago

Greva e përgjithshme paralizon Italinë të premten, priten anulime në transport dhe ndërprerje në arsim e shëndetësi

Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…

15 minutes ago

Çitaku njofton nisjen e nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara javën që vjen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti…

16 minutes ago

Daut Haradinaj u bën thirrje krerëve të shtetit: Vizitoni Jakup Krasniqin, është obligim moral

Daut Haradinaj nga Aleanca u bëri thirrje drejtuesve të shtetit që ta vizitojnë Jakup Krasniqin në shtëpinë e tij, duke…

16 minutes ago