E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet çdo ditë e më e pasigurt, teksa për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës interesi po rritet jo vetëm nga kampionatet evropiane por edhe nga Arabia Saudite.
Burimet e fundit bëjnë me dije se Al Ittihad e ka rikthyer vëmendjen te futbollisti 27-vjeçar dhe tani po përgatit një ofertë zyrtare për të bindur klubin italian që ta lëshojë lojtarin gjatë merkatos së janarit.
None found
Skuadra saudite e kishte ndjekur nga afër Zhegrovën që prej mbylljes së sezonit të shkuar, ndërsa gjatë verës kishte provuar të arrinte një marrëveshje, por pa sukses.
Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë në janar, pasi edhe Juventusi është i hapur të shqyrtojë mundësinë e shitjes së futbollistit kosovar. Vetë Zhegrova raportohet se nuk e ka problem të largohet nga Torino, për shkak të hapësirave të pakta që i janë dhënë këtë sezon.
Al Ittihad po planifikon të paraqesë një ofertë rreth 15 milionë eurosh për kartonin e tij, shifër me të cilën shpreson të sigurojë po nga klubi bardhezi, sipas asaj që shkruan Tuttojuve.
Megjithëse Zhegrova ka një kontratë me Juventusin që zgjat deri në verën e vitit 2030, kjo nuk pritet të jetë pengesë në rast se palët bien dakord për transferimin.
Përveç Al Ittihadit, edhe disa klube nga Turqia dhe Franca kanë shfaqur interes për të dhe po e monitorojnë me kujdes situatën e tij.
Pavarësisht minutave të kufizuara në fushë, Zhegrova ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje të Serie A këtë sezon. Në të gjitha rastet, ai ka hyrë në lojë nga stoli.
Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar VLEN-in lidhur me votën e Maqedonisë së Veriut kundër rezolutës së OKB-së për…
Italia pritet të përballet me një ditë të vështirë të premten, më 20 nëntor 2026, për shkak të një greve…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se është dakorduar me kryeministrin Albin Kurti…
Daut Haradinaj nga Aleanca u bëri thirrje drejtuesve të shtetit që ta vizitojnë Jakup Krasniqin në shtëpinë e tij, duke…
Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…