shqiperi

Veliaj: Ne shqiptarët, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi

Tetë shtetas të rinj u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë të cilët u bënë pjesë e skuadrës, e një flamuri, që kanë si mission ta çojnë Tiranën dhe Shqipërinë përpara. Duke vënë në dukje zhvillimin e kryeqytetit dhe arritjet e deritanishme, Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi.

“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Kur mendoj se sa kemi mbërritur falë punës në Tiranë dhe kur mendoj që ky qytet sot është hapësira më e vizituar dhe pas Covid-it – Tirana dhe Shqipëria po shkojnë drejt një turizmi 365 ditë – dhe kur shoh se sa shumë ekonomi po vjen dhe sa zhvillim ka Tirana, besoj se ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, u shpreh ai.

Të lidhura

None found

Sipas kryebashkiakut, Tirana e sotme është një qytet ndryshe nga ai i disa viteve më parë. Ai ftoi shtetasit e rinj që, përmes eksperiencës dhe fjalës së tyre, të përçojnë mesazhet pozitive që ata kanë gjetur në kryeqytetin shqiptar, duke u kthyer kështu në promovues të vlerave shqiptare, por edhe për ta kthyer Tiranën në një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe kuriozitetit të atyre që e vizitojnë.

“Vetëm qendra e Tiranës është mbushur sot me një pafundësi numrash turistësh, të cilët e kanë bërë qytetin tonë, krejt papritur, një epiqendër të vëmendjes, të ekonomisë dhe të kuriozitetit të atyre që vijnë dhe vizitojnë Tiranën tonë. Shpresoj shumë që secili prej jush do jetë gjithashtu një agjent marketing, duke folur mirë për njëri-tjetrin, për vendin. Nga sot, pas betimit, jeni zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe kam shumë shpresë që secili prej jush, edhe me fjalën që thotë, me mënyrën se si tregon këtë eksperiencë apo flet për Shqipërinë e Tiranën, do të kthehet në një agjent marketingu, por edhe në agjent ndryshimi”, tha Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku shprehu bindjen se të tetë shtetasit e rinj do të jenë një vlerë e shtuar për Tiranën dhe për Shqipërinë.

Tags: erion veliaj

të fundit

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta, policia dhunë brutale ndaj studentit!

Këtë të premte, 16 tetor 2026, policia ka vijuar me sjellje të dhunshme ndaj të rinjve protestues, përballë Ministrisë së…

9 minutes ago

Haradinaj kritikon Ramën: Pa u shërbyer interesave kombëtare, një lider nuk u shërben dot qytetarëve të tij

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e akuzuar se…

11 minutes ago

Nga Liga Premier te pasioni për palestrën, Diego Poyet befason me ndryshimin e pamjes

Ish-mesfushori i West Ham United dhe Charlton, Diego Poyet, djali i legjendës së Chelseat, Gus Poyet, ka mahnitur ndjekësit në…

21 minutes ago

Mickoski: Tarifa e energjisë elektrike do të mbetet e pandryshuar deri në fund të vitit

Çmimi i energjisë elektrike deri në fund të vitit do të mbetet i njëjtë, ndërsa Qeveria do të angazhohet që…

26 minutes ago

Disturbing footage: Officers drag high school students during protest; police officer kicks one (VIDEO)

Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve para ministrisë së Arsimit, ku ndërhyrja e forcave të policisë…

30 minutes ago

Citizens call for his resignation, Rama responds: I love Albania unreservedly; no force in the world can bring it to its knees again

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e…

31 minutes ago