Categories: Uncategorized

Vdiq në burgun e Londrës, motra e Liridon Saliukës bën akuzën e rëndë

Motra e Liridon Saliaukës, shqiptarit të burgosur që u gjet i vdekur më datë 10 janar në qeli, kërkon drejtësi. Në një lidhje live në emisionin “Shqipëria live”, Afërdita Saliuka shprehet se sipas saj i vëllai nuk ka shanse të ketë vrarë veten pasi ishte shumë mirë nga gjendja psikologjike. Ajo shton më tej se të vëllait i kanë bërë presion në qeli dhe ka vdekur vetëm dy ditë pas ka ndërruar dhomë.

“Liridoni ka qenë një njeri shumë pozitiv, njeri familjar, nuk i kemi mbajtur të fshehur asgjë njëri-tjetrit. Unë nuk e kam pasur vetëm vlla, por edhe shokë të ngushtë. Ka qenë një person që e ka treguar gjithmonë të vërtetën. Unë e kam parë një ditë para vdekjes dhe do e dija nëse do të kishte ndonjë gjë që nuk shkonte.

Të lidhura

None found

Unë e e kam kërkuar, por gazetat britanike kanë shkruar se ai ka qenë me aftesi të kufiuara, por kjo nuk është e vërtetë. Ai ka bërë vetëm aksident dhe ka qene në koma, ka pasur pak problem me kockat, dhe ka pasur metal në fytyrë në kurriz dhe në këmbën e djathtë. Burgu i dha një dyshek, por tre javë para se të vdiste i bënin presion se do e heqin nga dhoma.

Ai qëndronte vetëm në dhomë dhe flinte në tokë. Edhe pse ishte burgu i sigurtë tek pjesa që ishte vllau im nuk kishte kamera dhe unë doja të kishte kamera për të ditur se çfarë po ndodh. Ai ka vdekur dy ditë pasi i kanë ndrruar dhomën, nuk e kanë lejuar për pesqë ditë të më telefononte dhe edhe pse u kërkova pse po ndodh kjo gjë asnjë nuk reagoi. Pas dy javësh që kanë kaluar nga vdekja e vllait policia nuk më ka dhënë asnjë sqarim pse ka ndodhur, unë nuk kam mundur të varros as vllaunë sepse nuk na japin trupin.

Më kanë thënë se është vetëvrasje dhe nuk më kanë dhënë aasnjë shpjegim se si e kanë gjetur trupin. Unë do shkoj në gjykata deri sa të zbulojë të vërtetën. Ai ka pasur keqkuptime me gardianët dhe ata e kanë dhunuar psikologjikisht.

Ai ka thënë që njerzit që vetëvriten janë njerëz të ligë dhe nuk ka shanse të vras veten sepse nuk ka pasur asnjë arsye, ai ka qenë një person shumë pozitiv dhe unë e njoh shumë mirë dhe kishte shpresa se do dilte dhe besonte se ishte i pafajshëm,”-tha ndër të tjera Afërdita Saliuka.

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

3 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

3 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

3 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

3 hours ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

3 hours ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

3 hours ago