Categories: Uncategorized

Tha se ishte arrestuar në Itali, PD kërkon dorëheqjen e Ramës

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi i kërkoi kryeministrit Rama sot të japë dorëheqjen në kuadër të ligjit për dekriminalizimin duke iu referuar një deklarata të kreut të qeverisë në mediat italiane se ai ishte dënuar në shtetin fqinj pasi kishte kundërshtuar forcat e rendit.

Bylykbashi thekson se Rama është arrestuar nga policia dhe ka shkelur ligjin duke mos e deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, siç kanë bërë të tjerë.

Të lidhura

None found

“Dy deputetë janë larguar nga Parlamenti për këtë shkelje”, shkruan Bylykbashi.

Postimi i ish-deputetit demokrat

Ne mes te hallit qe ka zene te gjithe, kur njerezit jane mbyllur ne shtepi dhe shpesh nuk kane mundesi te sigurojne buken e femijeve, apo biznesi u eshte mbyllur, Rama deklaroi ne median italiane se vite me pare eshte arrestuar ne Bolonja sepse kishte kundershtuar nje punonjes policie.

‎Ka nje problem te madh me kete deklarim: eshte arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar kete arrestim ne formularin e Dekriminalizimit! Ne rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet te gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumice te cilesuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie.

Sa per t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete jane larguar nga parlamenti per kaq gje. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin.

Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nese ka genjyer per propagande se eshte arrestuar ne Bolonja pasi kundershtoi nje punonjes policie, ne te kundert institucionet duhet te nisin menjehere proceduren e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit per mosdeklarim ne formularin e Dekriminalizimit te arrestimit nga policia.

të fundit

NATO publikon fotot e forcave të armatosura të Shqipërisë që stërviten bashkë me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së

NATO ka publikuar fotografi nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe instruktorëve të Forcave Speciale…

19 minutes ago

Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*k”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse të ndërhynte

Fabjola Elezaj ishte së fundmi e ftuar në “Ferma Club”, ku foli hapur për eksperiencën e saj në reality shoë,…

28 minutes ago

Moti i keq “pushton” qarkun e Elbasanit/ Në Peqin shembet një urë, izolohen 9 fshatra

Ditën sotme reshjet e shiut dhe era e fortë, kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, dhe kjo ka ndikuar disi në…

1 hour ago

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovisionit, Alis Kallaçi u bën thirrje shqiptarëve për të votuar: Jam pafundësisht mirënjohës

Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Vjenë. Në prag të natës finale, Alis Kallaçi u ka bërë thirrje…

2 hours ago

VIDEO/ Gol nga ish-mesfushori i Kombëtares U-21, përfundon me dramë ndeshja në Gjermani

Tim Civeja shënoi sot për Sarbruken, që u mposht nga Hansa Rostok. Këto të fundit fituan dramatikisht 3 me 4…

2 hours ago

Zgjedhjet në Kosovë, Paneli Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe…

2 hours ago