kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, Paneli Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e opozitës serbe!

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë ankesën e listës së përbashkët të partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë”, ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar atë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

PZAP-ja tha të shtunën se, pasi bëri vlerësimin e ankesës dhe provave, erdhi në përfundim se ankesa e opozitës serbe ishte “e pabazuar dhe e paqëndrueshme”.

Të lidhura

None found

Ajo tha se lista “Bashkë fitojmë” kishte dështuar t’i plotësonte kushtet e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e muajit të ardhshëm edhe pasi KQZ-ja i kishte kërkuar ta bënte një gjë të tillë.

Komisioni Zgjedhor nuk e certifikoi atë ditë më parë pasi gjeti se ajo nuk e kishte përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve prej të paktën 1000, informon REL.

Në listën e “Bashkë fitojnë” kishte kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

PZAP theksoi se komisioni kishte konstatuar se kjo listë i kishte dorëzuar 1.087 nënshkrime mbështetëse, por për 576 prej tyre mungonin numrat e telefonit, ndërsa 80 njerëz nga lista e nënshkrimeve nuk ishin të qasshëm në numrat e dhënë. Madje, sipas saj, disa kishin deklaruar se nuk kishin nënshkruar personalisht.

KQZ nuk e certifikoi përfundimisht listën “Bashkë fitojmë” edhe pasi i kërkoi ta plotësonte listën e nënshkrimeve, duke thënë se ajo kishte dështuar ta dorëzonte atë brenda afatit të kërkuar.

Lista “Bashkë fitojmë” mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndaj vendimit të PZAP-së.

Subjektet politike jashtëparlamentare janë të detyruara t’i dorëzojnë të paktën 1000 nënshkrime mbështetëse për të marrë pjesë në zgjedhje.

Lista “Bashkë fitojmë” pretendon se bëhet fjalë për një “precedent”, pasi dhënia e numrave të telefonit të të gjithë nënshkruesve nuk ka qenë detyrim në proceset e mëparshme zgjedhore.

Ajo gjithashtu pretendon se ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, më shumë se kushti ligjor.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Nga subjektet politike serbe, është konfirmuar pjesëmarrja e Listës Serbe dhe e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiçit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Tags: kosoveKQZ

të fundit

Radars on North Macedonia’s highways monitor vehicle speed

Shoferët që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, pra shtetas të huaj, do të përfshihen në sistemin e kamerave “Qyteti i…

49 seconds ago

More than 1,100 fire hotspots recorded in North Macedonia during the first six months of the year

Që nga fillimi i këtij viti, deri më 1 korrik janë regjistruar gjithsej 1,104 zjarre në ambiente të hapura, sipas…

57 seconds ago

One injured in a traffic accident in Gostivar

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në Gostivar, në të cilën është lënduar një person."Më 07.07.2026 në…

1 minute ago

OSCE report highlights obstacles slowing justice for war crimes

Misioni i OSBE-së në Kosovë këtë të mërkure e ka publikuar “Raportin nga monitorimi i gjykimit të rasteve të krimeve…

2 minutes ago

INCREDIBLE! Dua Lipa breaks another historic record, this time for…

Dua Lipa vazhdon të shkruajë historinë në industrinë botërore të muzikës. Superylli me origjinë shqiptare ka vendosur një rekord të…

2 minutes ago

VIDEO NEWS / Rama becomes the subject of jokes at the NATO Summit, Rutte points out the prime minister’s white sneakers to Trump! The US president ignores him

Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara, ku u shfaq i…

2 minutes ago