Categories: Uncategorized

Temat etnike vetëm për fushatë elektorale në Maqedoninë e Veriut

Çështjet etnike kanë dominuar edhe gjatë kësaj fushate elektorale të partive politike për zgjedhjet e 15 korrikut, e cila përfundon të dielën në mesnatë.

Dalja në fushatë e BDI-së, me premtimin se kryeministri i ardhshëm do të jetë shqiptar, është një nga temat që më së shumti ka nxitur reagimet e opinionit dhe të partive maqedonase, të cilat jo vetëm që e kanë kundërshtuar, por madje janë shprehur të gatshme të ndihmojnë njëra- tjetrën me deputet, në rast nevoje, vetëm që formimi i qeverisë të mos kushtëzohet nga BDI-ja.

Të lidhura

None found

“Jam i gatshëm që në bashkëpunim me deputetët tanë, t’i japim 13 deputetë VMRO DPMNE-së, pasi aq do t’i duhen për të formuar qeveri të pakicës, në rast se BDI-ja kushtëzon formimin e qeverisë me kërkesën për kryeministër shqiptar. Unë jam kandidat për kryeministër dhe do të jem kryeministër i ri”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Edhe kryetari i VMRO-së, i ka ofruar të njëjtën LSDM-së, por kreu i saj Hristijan Mickoski, ka thënë se partia e tij nuk do të ketë nevojë për shumë deputetë.

“VMRO DPMNE-së ndoshta nuk do t’i duhen më shumë se një apo dy deputetë. Ne do të kemi shumicën dhe nuk do të lejojmë asnjë kushtëzim nga partitë tjera. Dihet se kujt i takon kryeministri në këtë shtet”, ka deklaruar Mickoski.

Ai ka thënë se kryeministri i vendit gjithmonë ka qenë maqedonas dhe se kështu do të mbetet edhe pas zgjedhjeve më 15 korrik.

Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërkohë, mbetet në qëndrimin se kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptar pasi, sipas këtij subjekti, këtë do ta vendosin votat e deputetëve shqiptarë.

“LSDM-ja dhe VMRO-ja janë kundër idesë për kryeministër shqiptar, por ju nuk mund të mohoni të drejtën e shqiptarëve për të pasur kryeministër shqiptar”, ka deklaruar Naser Zyberi, kandidat i BDI-së për kryeministër.

Partitë, gjatë fushatës kanë debatuar edhe për çështje të tjera etnike, si për gjuhën shqipe, përfaqësimin e drejtë apo drejtimin e institucioneve tjera nga shqiptarët, simbolet kombëtare, e çështje tjera.

Por, njohësit e çështjeve ndëretnike thonë se temat e tilla etnike të partive politike, nuk kanë të bëjnë me asgjë tjetër, pos fushatës për të fituar pikë në zgjedhje.

Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë se situata të tilla ka pasur thuajse në të gjitha ciklet zgjedhore, madje edhe kërcënime për likuidime fizike, e forma tjera të kërcënimeve dhe fyerjeve në baza etnike.

“Tani nuk kemi kërcënime sikur në të kaluarën, por tensionet janë të pranishme, në veçanti pas daljes së BDI-së me kërkesën për kryeministër shqiptar dhe kundërshtimit të partive tjera maqedonase dhe në këtë kuadër kemi përplasje politike mes tyre, sikur edhe ajo që kjo parti, me kushtëzime të tilla nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Janë gjëra që dihen. Në fushatë zihen, ndërsa më pas bëhen bashkë, formojnë qeverinë dhe harrojnë gjithçka që kanë thënë për njëri-tjetrin”, shprehet Dimovski duke shtuar se një retorikë e tillë fare nuk ndikon në raportet ndëretnike në vend.

Ai konsideron se qytetarët, pavarësisht se cilit komunitet i takojnë, tashmë i kanë kuptuar, siç thotë, lojërat e partive politike, të cilat për të ardhur në pushtet nuk zgjedhin format e propagandës, përfshirë edhe raportet ndëretnike./REL

të fundit

Visar Bekaj në “Arena e Yjeve” rrëfen debutimin në moshën 16-vjeçare dhe udhëtimin deri te Kombëtarja e Kosovës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i…

3 minutes ago

“Vdekje e SHBA-së”, mijëra iranianë i japin lamtumirën e fundit Ali Khameneit, në ceremoni bie në sy mungesa e djalit të ish-Liderit Suprem

Të shtunën, dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën në një kompleks të madh fetar në Teheran për ceremoninë publike të varrimit…

3 minutes ago

Dega e LDK-së në Austri i shkruan Abdixhikut: Kërkohen zgjedhje të brendshme dhe përgjegjësi për rezultatin

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të…

5 minutes ago

Bytyçi: Rama nën trysni nga protestat, situata i ka dalë jashtë kontrollit

Qytetarët shqiptarë po protestojnë prej më shumë se një muaji, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Profesori Enver Bytyçi,…

6 minutes ago

Diaspora i bashkohet Tiranës në ditën e 35-të të revoltës kundër Ramës

Diaspora ka mbërritur në Tiranë. Shqiptarë ka shtete të ndryshme të vendit, janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm…

9 minutes ago

U nis për të ndjekur Anglinë në Botëror, 65-vjeçari humbi kontaktet për 10 ditë dhe përfundoi në kërkim nga Interpoli

Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm për të ndjekur Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, u…

15 minutes ago