Categories: Uncategorized

Presidenti shqiptar ishte “petulla në ujë” Si do ta arrijë BDI “Kryeministrin shqiptar” pa konsensus? (VIDEO)

“Thotë si të bëhem unë President… Kjo është të bësh petulla në ujë… Tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI.

Kështu fliste para një viti kreu i BDI-së Ali Ahmeti për kandidaturën e Blerim Rekës për President. Bënte thirrje të votohej presidenti konsensual Stevo Pendarovski sepse siç thoshte “dy shoqëritë tona janë të papjekura”.

Të lidhura

None found

“Akoma ka komplekse, duhet të jemi realistë, edhe ata kanë komplekse, kanë paragjykime bashkëqytetarët tanë maqedonas që duhet t’i tejkalojnë. Edhe ne kemi komplekset tona; dhe kështu tejkalohen dallimet,” tha Ali Ahmeti, kryetar BDI.

Arsyeja pse BDI nuk e mbështeti Rekën ishte mosbesimi se një shqiptar mund të fitonte pa mbështetjen e maqedonasve.

“Të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se një kandidat shqiptar me përkrahjen vetëm të partive politike shqiptare nuk mund të fitojë por sot një kandidat konsensual mes dy komuniteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve, mund të fitojë. Sot ai është Stevo Pendarovski, nesër mund të jetë një shqiptar,” tha Artan Grubi, BDI.

Para një viti inegristët besonin se një shqiptar s’mund të bëhet President pa konsensus, ndërsa tani të vetëm janë para idesë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Sapo është mbushur 1 vit nga presidencialet, askush nuk po e mbështet BDI-në për kryeministrin shqiptar. Zaev tha se nëse ky është kusht, BDI do të mbetet jashtë qeverisë. VMRO-DPMNE ka treguar se kryetari i saj është kandidat për kryeministër, ndërsa partitë shqiptare akuzuan BDI-në për populizëm parazgjedhor.

“Tash është hap i logjikshëm, konsekuent, që të thyhet edhe barriera e fundit etnike, e paragjykimit etnik e pozicioneve të vendit,” tha Bujar Osmani, zëdhënës BDI.

TV21: z.Osmani si do të thyhet kjo barrierë kur asnjëra nga partitë më të mëdha maqedonase nuk e mbështet këtë ide, madje ka hasur edhe në zëra kritik edhe të vetë partive shqiptare?

Bujar Osmani: E njëjta situatë ka ndodhur kur kemi thënë se do ta marrim Ministrinë për Mbrojtje, të njëjtat reagime. E njëjta situatë ka qenë kur kemi thënë se Kryetari i Kërçovës do të jetë shqiptar. Të njëjtat reagime bile edhe më të ashpra. E njëjta situatë kur kemi thënë se do ta marrim kryetarin e parlamentit. Dyshime nga partitë politike shqiptare, sulmet nga partitë politike maqedonase, por kjo ndodhi dhe ju garantoj se kjo do të ndodhë edhe me kryeministrin e parë shqiptar tani”.

Kur flasin për kryeministër shqiptar, integristët e kanë fjalën që kjo të arrihet në këto zgjedhje parlamentare. Ideja është mbipartiake thotë Osmani duke kërkuar mbështetjen e të gjithëve, përfshirë partitë politike, ndërsa garanton se edhe ky synim i BDI-së do të arrihet, me të cilën sipas tij, do të thyhet tabuja e monopoleve etnike në pozicione shtetërore.

/tv21/

të fundit

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

10 minutes ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

21 minutes ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

52 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

54 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

55 minutes ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

55 minutes ago