Categories: sport

Visar Bekaj në “Arena e Yjeve” rrëfen debutimin në moshën 16-vjeçare dhe udhëtimin deri te Kombëtarja e Kosovës

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ishte i ftuari i episodit më të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, ku foli hapur për rrugëtimin e tij në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar. Ky episod vjen me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Të lidhura

None found

Gjatë intervistës, ai riktheu në vëmendje fillimet e tij në futboll, duke treguar për hapat e parë si portier dhe zhvillimin e tij te Ramiz Sadiku, aty ku nisi të marrë formë si një portier profesionist.

Bekaj foli edhe për debutimin e tij shumë të hershëm, në moshën 16-vjeçare, si dhe për transferimin te FC Prishtina, një lëvizje që ndikoi ndjeshëm në nisjen e karrierës së tij profesionale në futbollin e Kosovës.

Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe momentit kur trajneri Bylbyl Sokoli e besoi për debutimin në ekipin e parë të Prishtinës, të cilin Bekaj e përshkroi si një ndër çastet më të rëndësishme të fazës së tij të hershme në karrierë.

Ai ndau gjithashtu emocionet që përjetoi kur mori ftesën nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa debutimin me fanellën dardane e cilësoi si një nga momentet më të mëdha dhe më krenare të karrierës së tij.

Në këtë episod u fol edhe për përvojat e tij jashtë Kosovës dhe rrugën profesionale në arenën ndërkombëtare, ku Bekaj reflektoi mbi sfidat e hasura dhe zhvillimin e tij si portier në futbollin modern.

Episodin e plotë me Visar Bekajn mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. //

të fundit

Biberaj: PD ka prekur nivelin më të ulët që nga themelimi, ne e mbështetëm rikthimin e Berishës, por nuk ishte zgjidhja e duhur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

6 minutes ago

Diamant Hysenaj në krah të Bruce Blakeman: Bashkë për një komunitet shqiptar më të fortë dhe një New York më të sigurt

Në një hap historik për komunitetin shqiptaro-amerikan, Diamant Hysenaj, shqiptari i parë që kandidon për Kongresin e SHBA-së në qarkun…

9 minutes ago

Përplasje në G20, delegacionet evropiane shmangin foton me Lavrovin, SHBA anulon ceremoninë

Një incident diplomatik ka shoqëruar takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s, të zhvilluar në Atlanta të Shteteve…

15 minutes ago

Do të përfundosh si Arlinda”, arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës pas akuzave për kërcënim ndaj bashkëshortes

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

27 minutes ago

ASH: Dimitrievski ushtron më shumë ndikim në Qeveri, ndonëse ka më pak deputetë

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

29 minutes ago

Tragic accident in Kukës/ 46-year-old from Kosovo dies, his brother injured

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…

33 minutes ago