Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishte paralajmëruar një takim me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçin, kryedemokratin Lulzim Basha, presidentin Ilir Meta dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Por ndërkohë që gjendej në Shqipëri, ka kryer një tjetër takim të papërcaktuar në axhendën e tij në Tiranë.
None found
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar takimin në zyrën e tij me kryeministrin e sapoemëruar në Kosovë, ndërsa shprehet se e ka uruar për marrjen e detyrës.
Statusi i Berishës:
Takim me Kryeministrin e Republikes se Kosoves, zotin Avdullah Hoti! Te dashur miq, sot pata nje takim me kryeministrin e Kosoves, zotin Avdullah Hoti, i cili gjendet ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi.
Ne kete takim pata rastin t’i uroj direkt zotit Hoti suksese ne detyren e larte dhe misionin tejet te rendesishem te Kryeministrit te Republikes se Kosoves qe i besoi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves.
Gjate takimit diskutuam gjeresisht mbi rendesine jetike te bashkepunimit midis dy vendeve tona dhe per projektet kryesore qe mund te ndermerren ne te gjitha fushat ne kuadrin e ketij bashkepunimi bilateral por edhe rajonal.
Zoti Hoti me percolli urimet dhe pershendetjet e kryetarit te LDK zoti Isa Mustafa dhe une perfitova nga ky rast per ti derguar zotit Mustafa urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen e thelle per bashkepunimin miqesor e te frytshem qe kemi patur njeri me tjetrin dhe midis dy partive tona qe ne themelimim e PD e ne vazhdim. Takimi ishte i hapur dhe kaloi ne frymen e mirekuptimit te plote.
LSDM akuzon kryeministrin Hrisitjan Mickoski se nuk ka ndërmend ta anëtarësojë vendin në BE dhe se ai po kërkon sistematikisht…
Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën, ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur ndërhyrjet në terren për të…
Aksioni për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në zonën e Liqenit…
Makinat elektrike janë bërë dukshëm më të lira në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, me barazinë e çmimeve midis…
Sony njoftoi sot se do të ndalojë publikimin e lojërave të reja për "PlayStation" në disqe fizike duke filluar nga…
Është regjistruar viktima e parë nga stuhia e fuqishme që ka “mbërthyer” së fundmi Kosovën. Sipas mediave vendase, mësohet se…