Categories: tech

Sony do të heqë dorë nga disqet fizike për lojërat e reja të PlayStation

Sony ka njoftuar se, duke nisur nga janari i vitit 2028, lojërat e reja për “PlayStation” nuk do të publikohen më në disqe fizike. Ky vendim shënon një lëvizje të rëndësishme të kompanisë drejt një modeli tërësisht digjital në sektorin e lojërave, transmeton Anadolu.

Të lidhura

None found

Sipas një njoftimi të publikuar në blogun e kompanisë, titujt e rinj do të vijojnë të shiten edhe përmes dyqaneve me pakicë, por paketimet fizike nuk do të përmbajnë më disqe. Në vend të tyre, blerësit do të marrin kode për shkarkimin digjital të lojës. Sony e lidhi këtë ndryshim me evolucionin e preferencave të konsumatorëve dhe me zhvillimet e përgjithshme në industrinë e argëtimit.

“Ndërsa preferencat e konsumatorëve dhe industria e argëtimit në përgjithësi vazhdojnë të largohen nga disqet fizike drejt formatit digjital, ky është një drejtim i natyrshëm për ‘Sony Interactive Entertainment’ që të përshtatet me këto prirje”, deklaroi kompania.

Vendimi u bë publik pak ditë pasi Rockstar Games njoftoi se edhe Grand Theft Auto VI, një prej lojërave më të shumëpritura, do të lançohet pa disk fizik. Kjo shihet si një tjetër tregues i ritmit të shpejtë me të cilin industria po kalon drejt shpërndarjes digjitale.

Disa përfaqësues të industrisë dhe operatorë të shitjeve me pakicë e kanë kundërshtuar këtë qasje, duke paralajmëruar se ajo mund të cenojë të drejtat e konsumatorëve dhe ta bëjë aksesin te lojërat më të vështirë.

Vikki Blake, gazetare e industrisë së lojërave, e cilësoi këtë zhvillim si “një goditje e rëndë ndaj të drejtave të konsumatorëve”. Sipas saj, lojtarët do ta kenë më të vështirë të huazojnë, shkëmbejnë apo rishesin lojërat, ndërsa mund të shfaqen probleme edhe në lidhje me ruajtjen e tyre.

Christopher Dring, redaktor i “The Game Business”, tha se njoftimi ishte i papritur, edhe pse shkarkimet digjitale janë bërë mënyra kryesore me të cilën përdoruesit e “PlayStation” blejnë lojëra. “Ne ende shohim miliona e miliona lojëra në PlayStation që shiten në format fizik”, u shpreh ai, duke theksuar se ndryshimi mund të jetë veçanërisht i vështirë për shitësit që varen ende nga shitjet fizike.

Kritikave iu bashkua edhe shitësi i pavarur amerikan Lootbox Gaming, i cili e përshkroi vendimin si “një sulm” ndaj lojtarëve, koleksionistëve dhe gjithë industrisë së shitjes së lojërave.

Sony sqaroi se vendimi nuk do të prekë titujt që janë publikuar përpara janarit 2028.

Njoftimi vjen ndërsa kompania po përballet me reagime negative edhe për mënyrën se si menaxhon përmbajtjen digjitale. Sony ka konfirmuar se mbi 500 filma dhe seriale televizive të blera përmes “PlayStation Store” do të largohen nga bibliotekat e përdoruesve, pas përfundimit të një marrëveshjeje licencimi me “StudioCanal”.

Deri tani, Sony nuk ka treguar nëse do të krijojë një mekanizëm që u mundëson përdoruesve të transferojnë pronësinë e lojërave të blera në format digjital.

të fundit

24 orët e para të Andy Burnham në krye të Britanisë: ndryshime në kabinet, vendime të shpejta dhe dilema zgjedhore

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka nisur mandatin me një riorganizim të gjerë të kabinetit dhe…

33 seconds ago

Cardi B shokon me deklaratën: Jam Britney Spears e hip-hopit

Reperja Cardi B së fundmi ka krahasuar veten me “Britney Spears e hip-hopit” përsa i përket jetës së saj si…

6 minutes ago

Day 52 of Anti-Government Protest Ends as Citizens Demand Rama’s Removal and Political Change

Përfundon protesta e 52 kundër Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”,…

13 minutes ago

52 Days of Revolt Against Rama: Protesters Continue Their Resistance and Demand the Prime Minister’s Resignation

Me thirrjet “Arrestoni Ramën”, ka vijuar marshimi në rrugët e Tiranës. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Prej 52…

14 minutes ago

Zelensky Dismisses Armed Forces Chief Following Recent Protests

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Oleksandr Syrskyi. [...] Read…

14 minutes ago

Powerful Storm Hits Vlora, Beachgoers Quickly Abandon Beaches

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik.…

15 minutes ago