Categories: Uncategorized

Superoperacioni ndërkombëtar: Bien në pranga 7 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e një operacioni ndërkombëtarë në cilin morën pjesë 34 vende si dhe agjensitë ligjzbatuese të BE-së si Europol, Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, IPA/2019.

Në fokus të këtij operacioni ishtë goditja dhe parandalimi i veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

Të lidhura

None found

Si pasojë e punës së 8838 oficerëve të policisë u kontrolluan 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare u arrestuan 7 shtetas shqiptar dhe të huaj, ndërsa 8 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë. Gjithashtu u sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Finalizohet operacioni ndërkombëtar koduar ” SEE JAD”.

Operacioni katërditor u organizua nga Europol, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e imigracionit të paligjshëm dhe trafikimin e armëve të zjarrit dhe drogës, të cilat janë përparësitë kryesore të Platformës Evropiane Multidisiplinare Kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila mbështeti këtë operacion.

Europol krijoi një qendër virtuale koordinimi për të mundësuar informime ditore dhe për të mbështetur shkëmbimin e inteligjencës midis pjesëmarrësve.

Në këtë operacion katërditor morën pjesë 34 vende, ndërmjet tyre dhe Shqipëria, agjencitë e BE-së si Europol, Eurojust, Frontex dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionalë si INTERPOL, UNODC, PCC-SEE, CCËP, IPA/2019 kundër luftës ndaj krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor, SEESAC.

Në këtë operacion u përfshinë 8838 oficerë të Policisë, të rojës bregdetare, kufitare tokësore, detare dhe ajrore dhe agjentë doganorë.

Gjatë këtij plani operacional në Shqipëri, në PKK dhe vende të tjera të cilësuara me risk për kryerjen e veprave penale të mësipërme janë kontrolluar 2422 persona, 2032 automjete, 126 ambiente të ndryshme dhe 90 pako postare.

Gjatë zhvillimit të operacionit të përqendruar në kontrollet kufitare ne vendin tonë u arrestuan 7 shtetas shqiptar dhe të huaj, ndërsa 8 shtetas shqiptar dhe të huaj u proceduan në gjendje të lirë.

U sekuestruan 6 armë zjarri, nga të cilat 2 armë gjahu, 1 automatik, 3 pistoleta dhe 117 municione të ndryshme të armëve të zjarrit.

U kapën 2 persona në kërkim, një shtetas shqiptar i dënuar me 10 vjet burgim për trafikim të narkotikëve, një në kërkim ndërkombëtar, i shpallur në kërkim nga Kroacia, i dënuar 7 vjet e 7 muaj burgim për pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu u sekuestruan një sasi në paund, lëndë narkotike cannabis dhe një sasi e vogël kokaine.

Po gjatë operacionit në pikat e kalimit iu është refuzuar hyrja në territorin e vendit tonë, 14 shtetasve të huaj, pasi nuk plotësonin kushtet.

Nga patrullat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë, në bashkëpunim edhe me FRONTEX-in, janë kapur 411 emigrantë të parregullt të kombësive të ndryshme, si dhe janë bllokuar në kufi 2 pasaporta të vjedhura.

Ndërsa në rang ndërkombëtar hetuesit sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë drogë e llojeve të ndryshme.

Ky operacion është një goditje e rëndë për kriminelët që po minimizojnë sigurinë e kufirit dhe efikasitetin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit në gjurmimin e tyre.

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të përgatitura për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtarisht duke kryer operacione me ndikim të lartë, pavarësisht nga pandemia globale COVID-19, ndaj qytetarët duhet të jenë të sigurt se ne vazhdojmë të ndjekim dhe përtërijmë në hetimet penale.

Ky operacion tregon rezultatet që ne arrijmë kur autoritetet shtetërore të zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, agjencitë e BE-së si Europol dhe Frontex dhe agjencitë ndërkombëtare si INTERPOL dhe Kombet e Bashkuara punojnë së bashku.

Europol është i përkushtuar të punojë ngushtë me rajonin e Evropës Juglindore dhe të mbështesë një qasje ndërkombëtare të koordinuar dhe mbështetëse reciproke për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar.

Europol thekson se ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

5 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

6 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

6 hours ago