Avokati, Spartak Ngjela, e cilësoi si jetike për vendin tonë goditjen e korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar.
Implementimi i Reformës në Drejtësi dhe më pas goditja e korrupsionit dhe krimit të organizuar prej organeve të reja të drejtësisë, si kushtet kryesore që Shqipëria të integrohet në BE, janë aq thelbësore, sa e kundërta sipas avokatit të njohur Spartak Ngjela mund të çojë, përpos “kaosit shtetëror” ku ndodhemi prej vitesh, në shpërbërjen totale të shtetit.
None found
Kur Ismail Qemali dhe të tjerë baballarë të kombit, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë, me hedhjen e “themeleve” të para, ata e dinin sesa e vështirë ishte rruga për të ndërtuar shtetin shqiptar.
Dhe një vit më pas, me vullnetin e vendeve fqinje “të etura historikisht” për ta ndarë dhe shfarosur kombin tonë, Shqipëria u copëtua.
Ngjela beson se edhe një shekull më pas, sidoemos pas rënies së komunizmit, vendet fqinje nuk kanë qëndruar pasivë. Ato kanë investuar për të ngritur në Shqipëri një shtet të pa drejtë me qytetarët e tij dhe që favorizon injorancën në vend të dijes, njerëzit e krimit në vend të atyre që punojnë, ku dhe vetëm një grusht i korruptuar njerëzish përfitojnë: e gjitha kjo me qëllim që projekti i tyre të bëhet realitet: derisa edhe shteti shqiptar të shpërbëhet.
Në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora, Ngjela tha sot se nëse nuk ndodh goditja fatale e korrupsionit shtetëror, Shqipëria rrezikon seriozisht të shpërbëhet.
Spartak Ngjela, thotë se perëndimi dhe publiku, presin ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë, ndërsa “Anti-KÇK”, është shpikje e fundit e qeverisë dhe e politikës së korruptuar sipas tij, madje antikushtetuese, që nuk ka sesi të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Ligji anti-KÇK është një “vrimë në ujë”, ka kontradikta në objekt. Mund të kapë disa nga krimi i organizuar në nivelin e dobët, edhe mund t’ua marrë”.
“Njerëzit presin veprimin e SPAK kundër pronave që janë vënë në mënyrë të paligjshme. Ka nga këto në Shqipëri? Të gjithë thonë që ka. Ne si shoqëri nëse nuk do të godasim dot korrupsionin e lartë shtetëror, Shqipëria do të shpërbëhet. Nuk ka asnjë shans për të vijuar më tej sepse jeton me remitanca”, theksoi Spartak Ngjela.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të…
Paul BernardoniPortieri i Teutës, Paul Bernardoni, është vlerësuar me çmimin “Lojtari i Javës”, që ka të bëjë me javën e…
Avokati i Jorge Jesusit, Luis Henrique, ka shpërthyer me kritika ndaj Cristiano Ronaldos, pas përplasjes së bujshme mes yllit portugez…
Ndërmarrja publike “Termokos” pritet të nisë furnizimin me ngrohje më 15 tetor, në afatin e zakonshëm të fillimit të sezonit…
Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit N.M. për vrasje në tentativë në Vushtrri, lidhur me rastin që ka…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit, ku është prezantuar raporti…