Paul Bernardoni, portieri i Teutës, është shpallur lojtari i javës së gjashtë në Abissnet Superiore. Francezi qëndroi i pakalueshëm në ndeshjen kundër Skënderbeut, të cilën durrsakët e fituan me rezultatin 2-0.
None found
Menjëherë pas marrjes së këtij çmimi, ai foli për kanalet zyrtare të klubit, ku ndau përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe jetën e re profesionale.
“Shqipëria është shumë e bukur, sepse shumë francezë vijnë këtu për pushime. Megjithatë, për mua kjo ishte hera e parë dhe Tirana më pëlqen. Si qytet më duket shumë e ngritur. Gjithashtu më pëlqejnë liqenet, deti dhe ushqimet. Ka kultura të ndryshme. Kam provuar byrekun dhe ishte shumë i shijshëm”, u shpreh gardiani francez.
Bernardoni u shpreh se ndihet i lumtur që fitoi trofeun “Lojtari i Javës”, por theksoi se gëzimi më i madh lidhet me fitoren e skuadrës. “Jam më shumë i lumtur për ekipin, pasi kemi fituar. Kjo është një mënyrë e mirë për të vazhduar. Thjesht jam i kënaqur që morëm një rezultat pozitiv dhe do të duam të vazhdojmë kështu. Këtë javë isha unë, gjë që është e bukur”, deklaroi portieri francez.
I pyetur për ngjashmërinë me Fabien Barthez, ai u përgjigj: “Barthez është legjendë dhe tani shërben si trajner i portierëve te kombëtarja franceze. Jam shumë i nderuar që tifozët e Teutës më krahasojnë me atë. Kjo është e mrekullueshme”.
Në fund, francezi iu drejtua tifozëve durrsakë me një mesazh: “Faleminderit për mbështetjen. Ju lutem vazhdoni të na përkrahni. Ejani në stadium, sepse kemi nevojë për ju”.
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…