Ndërmarrja publike “Termokos” do ta hapë sezonin e ngrohjes më 15 tetor, sipas afatit të zakonshëm. Zëdhënësja Aferdita Uka ka deklaruar për KosovaPress se përgatitjet janë përmbyllur në kohë dhe se aktualisht po kryhen vetëm testimet e fundit të pajisjeve.
None found
Në rrjetin e Termokosit janë të lidhur më shumë se 25 mijë konsumatorë. Furnizimi do të nisë në mënyrë graduale, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe shmangien e dëmtimeve të mundshme teknike.
Gjatë muajve të verës janë realizuar ndërhyrjet e nevojshme në rrjet dhe në pajisjet e ngrohjes. Sipas Ukës, janë pastruar pajisjet, janë zëvendësuar ventilet dhe janë adresuar problemet e vërejtura në qarkullimin e ngrohjes gjatë sezonit të kaluar. Pas përfundimit të testimeve, Termokosi pritet të marrë nga KEK-u sasitë e para të avullit për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë ngrohëse.
Sa i përket zgjerimit të rrjetit, Uka ka sqaruar se këtë vit nuk pritet një shtim i madh i numrit të konsumatorëve. Zgjerimi më i gjerë do të realizohet përmes projekteve kapitale, ndërsa aktualisht janë bërë vetëm kyçje individuale të objekteve të reja aty ku kapaciteti termik e ka mundësuar një gjë të tillë.
Projektet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, të mbështetura nga donatorët ndërkombëtarë dhe të bashkëfinancuara edhe nga Termokosi, kanë përfunduar vitin e kaluar. Që nga mbyllja e sezonit të kaluar deri tani, ndërmarrja ka pranuar kërkesa individuale nga objekte banesore dhe institucione që mund të furnizohen përmes kapaciteteve ekzistuese.
Përmes projektit “Solar 4 Kosovo” dhe iniciativave të tjera që synojnë rritjen e kapaciteteve, parashihet shtrirja e rrjetit edhe në lagje të Prishtinës që deri tani nuk kanë qenë pjesë e sistemit. Vetëm nga “Solar 4 Kosovo” pritet të përfitojnë mbi 8600 konsumatorë të rinj.
Tarifat e ngrohjes nuk përcaktohen nga Termokosi, por nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Ndërmarrja i dërgon këtij institucioni raportet periodike, mbi bazën e të cilave bëhet llogaritja e tarifave, ndërsa për momentin është në pritje të vendimit për çmimet e reja.
Uka ka kujtuar se vitin e kaluar, ndryshe nga energjia elektrike dhe uji, të cilat patën rritje çmimesh, shërbimi i ngrohjes ishte i vetmi që pësoi ulje të tarifës. Sapo ZRRE-ja t’i miratojë tarifat, Termokosit i mbetet vetëm t’i zbatojë ato.
Ndërmarrja nuk mund ta përjashtojë plotësisht mundësinë e ndërprerjeve gjatë sezonit, pavarësisht punimeve dhe investimeve të kryera. Rrjeti shtrihet në 180 kilometra nëpër Prishtinë dhe përfshin mbi 800 nënstacione ngrohjeje në hyrjet e objekteve të banimit, çka e bën të pamundur garantimin se nuk do të shfaqet asnjë problem teknik.
Sipas zëdhënëses, një pjesë e madhe e gypave të vjetër është zëvendësuar me gypa të rinj, të parapërgatitur dhe me standarde të larta sigurie. Për çdo rast janë angazhuar ekipe kujdestare dhe ekipe të veçanta për secilën lagje ku shtrihet rrjeti. Në rast të dëmtimit të gypave, rrjedhjes së ujit apo ndonjë defekti tjetër, ato do të ndërhyjnë sa më shpejt për ta eliminuar problemin dhe për ta rikthyer furnizimin me ngrohje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të…
Paul BernardoniPortieri i Teutës, Paul Bernardoni, është vlerësuar me çmimin “Lojtari i Javës”, që ka të bëjë me javën e…
Avokati i Jorge Jesusit, Luis Henrique, ka shpërthyer me kritika ndaj Cristiano Ronaldos, pas përplasjes së bujshme mes yllit portugez…
Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit N.M. për vrasje në tentativë në Vushtrri, lidhur me rastin që ka…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit, ku është prezantuar raporti…
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit u përshkallëzua këtë të martë ashtu si një ditë më parë. Studentët vijuan…