Categories: Uncategorized

Spartak Ngjela: Marrëdhëniet Kosova-Shqipëri nuk janë të mira, fajin e ka Rama

Marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë janë për faj të kryeministrit Edi Rama. Avokati Spartak Ngjela tha se Rama ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela foli edhe për minishengenin, për të cilin tha se është bërë për të nënshtruar Kosovën.

Të lidhura

None found

Spartak Ngjela: Nuk janë të mirë, nuk kanë qenë të mira dhe është faji i kryeministrit shqiptar. Ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit. Kompleksi i inferioritetit është gjëmë në politikë. Kuptohet ky është më i aftë, artikulohet. Kurti artikulohet më mirë politikisht, është më i mprehtë, është brenda vizionit dhe interesit kombëtar, është shumë i aftë.

Minishengenin nuk e pranon Kosova, minishengeni është bërë për të nënshtruar Kosovën, Kosova nuk e pranoi. Çfarë do bëjnë?! Minishengeni kur të dalin faktet historike, nuk është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Avokat Spartak Ngjela ka mbështetur idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Spartak Ngjela: Mua mu duk i saktë dhe mu bë qejfi që BE ishte me Albin Kurtin. Kosova është nisur të hyjë në BE bashkë me Shqipërinë, të tjerët të rregullojnë trajektoren. Si me ndërrimin e territoreve. Tha Merkel nuk ka ndërrim territore, rregulluan të gjithë trajektoren. Është Gjermania këtu në funksion të të ardhmes në BE.

Ngjela vlerësoi vizitën dhe qëndrimin e kryeministrit Rama në Moskë, ndërsa tha se Rusia është armiku kryesor dhe historik i Shqipërisë.

Spartak Ngjela: Rusia është armiku kryesor historik i Shqipërisë. Na ka marrë 2/3 e territorit. Ai është armiku shekullor i shqiptarëve. Ka media këtu që i paguan. Nuk e di kush janë, por të dhënat që ma kanë ardhur këtu janë se ai paguan nga të gjitha anët. Por nuk ia del dot.

Edhe këtij kështu i tha, jeni të dominuar hajdeni nga unë. Unë pashë si e priti politika amerikane, ne jemi me BE dhe Uashingtonin.

të fundit

Gjendja shëndetësore e Kompanyt vë në pikëpyetje praninë e tij ndaj Arsenalit

Bayern Munich mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve,…

2 minutes ago

Protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Ditën e sotme, tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente. Të rinjtë arritën të kalonin…

13 minutes ago

Partitë duhet të shkrihen/ Protestuesi: Një polic paguhet 700 mijë lekë, aq nuk bën bideja e Belinda Ballukut

Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se…

17 minutes ago

Gunfire in Saraj, one person injured

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

20 minutes ago

Body found in the Lana River in Tirana; police clarify the incident

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…

21 minutes ago

VIDEO/ I’m a woman, I’m not moving! Police forcibly take students’ backpacks

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

22 minutes ago