Categories: Uncategorized

Spaho: Rifillimi i mësimit në universitete akt kriminal

Përmes një deklarate për mediat, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, u shpreh kundër vendimit të qeverisë për rifillimin e universiteteve dhe e konsideroi këtë si një akt kriminal dhe me pasoja serioze për shëndetin e studentëve dhe pedagogëve.

Ai gjithashtu se duhet të anulohet procesi i zgjedhjeve në universitete.

Të lidhura

None found

Deklarata e plotë:

“Fermani i Edi Rames, qe u shpall me gojen e Besa Shahinit, per fillimin e mesimit ne auditoret e Universitetit, eshte ne rastin me te mire i papergjegjeshem dhe ne rastin me te rende, kriminal dhe me pasoja serioze per shendetin e studenteve dhe pedagogeve.

Ai eshte tregues i qarte i menyres se si kjo qeveri po menaxhon kete krize kaq te madhe qe ka perfshire tere globin. Edi Rama nuk ka strategji per daljen nga kriza, ashtu sikurse nuk kishte ne fillimet dhe vazhdimin e saj.

Ai me kokefortesi vepron sipas tekave te tij prej diktatori, pa konsultuar personelin akademik, drejtuesit e Universiteteve dhe studentet.

Hapja e Universiteteve pa marre mendimin e pedagogeve dhe administratoreve te tyre, mbi mundesite qe ata kane per te garantuar distancimin social, mjetet mbrojtese dhe disinfektimin teresor te ambienteve dhe paisjeve, tregon sa te papergjegjshem jane klika qe na drejton sot dhe sa pak e vene ne pune mendjen dhe sa pak i vret ndergjegja per shendetin e qytetareve dhe rreziqet qe atyre ju kanosen ne javet e muajt e ardheshem.

A do te mbajne pergjegjesi Edi Rama dhe Besa Shahini, ne perputhje me kodin e ri penal qe sapo miratuan, nese edhe nje student apo pedagog i vetem infektohet nga koronavirusi?

Asnje Universitet ne Europe nuk ka deklaruar rithirrjen e studenteve ne auditore. Te gjithe po kalojne ne dhenjen e provimeve online per vitin shkollor ne vazhdim.

Ministria e Arsimit e Shqiperise ne kundershtim me strategjine qe ka ndjekur deri me sot, duke mos garantuar asnje mase per mbrojtjen e pedagogeve dhe studenteve, duke mos ofruar asnje ndihme ndaj Universiteteve, me papergjegjshmeri vendos rihapjen e tyre.

E njejti veprim i papergjegjshem dhe kriminal qe po ndiqet me Universitetet u ndoq me fasonet duke ju lene atyre pergjegjesine e perhapjes se mundeshme te epidemise ne ambientet e punes, si dhe shkurtimet e punonjesve nga puna.

Por jo cdo gje behet nga padija, injoranca dhe kokefortesia. Kembengulja per te zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e te gjitha niveleve ne Universitete, tregon qellimin e vertete te kesaj qeverie te paturp.

Pasi vodhen zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhen zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjedhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.

I bejme thirrje Edi Rames dhe Basa Shahinit te anullojne vendimin per hapjen e Universiteteve dhe te konsultohen sa me pare me trupen pedagogjike, drejtuesit e universiteteve dhe studentet, per menyren dhe afatet se si do mbyllet ky vit shkollor.

Paralelisht me kete, te anullohet procesi i zgjedhjeve ne Universitete, si nje veprim i papergjegjshem dhe flagrat i shtrirjes se pushtetit monist edhe ne Universitete dhe ti zhvilloje zgjedhjet vetem kur vendi dhe sistemi arsimor te kete hyre ne normalitet.”

të fundit

Turqia dhe Paraguai synojnë rikthimin, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Turqisë dhe përfaqësuesja e Paraguait do të kërkojnë pikët e para në kualifikimet për Kupën e Botës.Të dyja…

4 minutes ago

Goditje e madhe për Brazilin, Raphinha del nga loja pas një lëndimi

Brazili ka marrë një goditje të rëndë gjatë përballjes së Kupës së Botës ndaj Haitit, pasi Raphinha u detyrua të…

38 minutes ago

Maroku mposht me vështirësi Skocinë, goli rekord i Saibarit vulos suksesin

Përfaqësuesja e Marokut e ka shijuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, duke e mposhtur Skocinë.Maroku arriti fitore shumë…

2 hours ago

Brazili synon trepikëshin e parë ndaj Haitit, dalin formacionet zyrtare

Kombëtarja e Brazilit do ta synojë fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror ndaj Haitit.Pas barazimit me Marokun, skuadra e…

2 hours ago

VIDEO / Maroku realizon golin më të hershëm të këtij Botërori me një vollej spektakolar

Përfaqësuesja e Marokut e ka shënuar golin më t shpejtë deri më tani në këtë Kampionat Botëror.Maroku kaloi herët në…

4 hours ago

Pushimet e hidratimit në Botërorin 2026 hapin debat: nevojë për lojtarët apo hapësirë për reklama?

Dhjetorin e kaluar, FIFA njoftoi se pushimet për hidratim do të ishin të detyrueshme në të gjitha ndeshjet e Kupës…

4 hours ago