Brazili pësoi një goditje të rëndësishme në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Haitit, pasi Raphinha u detyrua ta lërë fushën për shkak të një dëmtimi.
Futbollisti i Barcelonës përfundoi në tokë pas një ndërhyrjeje dhe sinjalizoi menjëherë drejt stolit, çka bëri që ekipi mjekësor të hynte në fushë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
None found
Edhe pse provoi të qëndronte në lojë, sulmuesi brazilian nuk arriti ta përballonte shqetësimin fizik dhe në fund u zëvendësua.
Ai u largua nga fusha dukshëm i irrituar, ndërsa mjekët e përfaqësueses së Brazilit nisën menjëherë të vlerësojnë gjendjen e tij.
Aktualisht nuk ka ende një informacion për shkallën e lëndimit, por dalja e tij nga loja ka ngritur menjëherë dyshime për gatishmërinë e tij në takimet e ardhshme të Brazilit.
Pesë herë kampionët e botës e vazhduan sfidën me ndryshime në repartin ofensiv, megjithatë lëndimi i Raphinhas ka hedhur hije mbi një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën e grupeve të Kupës së Botës./
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…