Categories: Uncategorized

Skandaloze! Studenti ekselent përjashtohet nga detyra për gjobën e të atit

Në shkurt 2019 u prezantua me bujë nisja e kursit të parë me 52 studentë të ekselencës, të cilët do të bëheshin pjesë e Policisë së Shtetit.

Në aktivitet morën pjesë kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj.

Të lidhura

None found

Por për një të ri nga Korça, student ekselent, kjo eksperiencë zgjati vetëm dy javë.

Shefi i burimeve njerëzore i komunikoi përjashtimin,pasi nga Policia e Korçës kishte mbërritur një informacion për përfshirje në aktivitete kriminale.

Asnjë shpjegim tjetër nuk iu tha studentit, edhe pse bëhej fjalë për një ndryshim radikal të drejtimit të jetës së tij.

Përmes avokatit, i riu mësoi, se shkak i përjashtimit të tij, ishte bërë një vendim gjyqësor i formës së prerë për babain e tij, që ishte dënuar me një gjobë prej 600 mijë lekësh të vjetra, për një kundravajtje penale.

Emision “Stop” u interesua edhe tek shefi i burimeve njerëzore në Policinë e Korçës, pasi nga aty ka ardhur problemi dhe ai pohon, se nuk ka mundësi, që dikush të përjashtohet nga Akademia e Policisë, për një arsye të tillë.

Por realisht asnjë vepër penale nuk rëndon mbi studentin e ndëshkuar në mënyrë absurde.

Gazetari– Ky ligj, cilët penalizon, çfarë vepra penale hyjnë në këtë kategori?

Durim Beqiraj, policia Korçë- Ajo thotë, në rast, se je i implikuar në një veprimtari…

Gazetari: Studenti nuk ka qenë…

Durim Beqiraj, policia Korçë-, edhe familja d.m.th, edhe pjesëtarë të familjes, vetë edhe pjesëtarë të familjes.

Gazetari: Por babai i tij është dënuar me një gjobë, nuk kemi të bëjë me veprimtari të tjera…

Durim Beqiraj, policia Korçë– Mos ka pasur edhe probleme të tjera, nuk e di. Duhet të ketë pasur edhe probleme të tjera, të cilat janë të evidentuara nga strukturat e hetimit të krimit. Nuk ka mundësi vetëm me kaq.

Gazetari: Jo nuk ka, ndoshta mund të jetë bërë një gabim?

Durim Beqiraj, policia Korçë– Nuk e di, si mund të…,si mund të verifikohet.

Gazetari: Verifikohet në prokurori…

Durim Beqira, policia Korçë- Strukturat e hetimit të krimit, ato e kanë.

Gazetari: Ai i ka dorëzuar të gjithë dhe nuk ka asgjë…

Durim Beqiraj, policia Korçë- E kam të qartë, sepse ato janë pjesë e dokumentave, që ata dorëzojnë. /tvklan/

të fundit

Trump shtyn sulmin ndaj Iranit pas ndërhyrjes së vendeve të Gjirit

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një sulm i ri ndaj Iranit është shtyrë në minutën e fundit, pas…

31 minutes ago

Juela për Brikenën dhe Mateon: Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre, do të ndahen pas disa muajsh

Juela Nikolli ka qenë e ftuar së fundmi në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur për periudhën…

51 minutes ago

Ish-banorja e BBV shtatzënë për herë të dytë? Xheisara zbulon lajmin: Nuk e prisja, më erdhi si dhuratë!

Në një intervistë në një studio televizve këngëtarja dhe njëherazi ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Xheisara Frisku, ka zbuluar…

1 hour ago

Inceneratori i Elbasanit, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka, Alqi Bllakon dhe të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për ish-ministrin e Mjedisit,…

1 hour ago

Masakra e Lushnjes, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Laert Haxhiut, lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm

Gjykata e Lartë ka ka rrëzuar rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të…

1 hour ago

Kriza në Hormuz shtyn NATO-n të shqyrtojë ndërhyrje ushtarake detare për sigurinë e anijeve tregtare

NATO po diskuton mundësinë e një misioni detar në Ngushticën e Hormuzit për të garantuar kalimin e anijeve tregtare, në…

2 hours ago