Në vendimin e Gjykatës së Krujës për t’i hequr pesë vite burg, Hekuran Billës, i ekzekutuar mbrëmjen e shkuar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, përveç sjelljes së mirë, ka përfituar edhe për shkak të prindërve.
“I dënuari kërkues Hekuran Billa ka arsye të veçanta të cilat përligjin kërkesën e tij për lirimin me kusht e që konkretisht janë gjendja familjare ku konkretisht është në përbërje familjare me dy prindërit, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet me probleme të shëndetit të dokumentuara me akte mjekësore”.
None found
Prindërit e Billës jetojnë në fshatin Domje edhe me djalin tjetër të tyre.
Midis arsyeve të firmosura nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, është edhe gjendja financiare e tij, shkruan panorama.
“Gjithashtu arsye tjetër është edhe gjendja ekonomike e vështirë pasi të vetmet të ardhura janë pensioni i prindërve të tij, i cili është i pamjaftueshëm për ilaçet e tyre, ndaj ai ka paraqitur edhe një kontratë punësimi pranë studios ligjore, ku do të punësohet si korrier dhe është i motivuar që të riintegrohet në shoqëri duke dashur të kujdeset për familjen dhe për një punësim të qëndrueshëm”.
Për këto arsye, gjykata e Krujës pezulloi periudhën e mbetur të dënimit prej 5 vite e dy muaj, duke sjellë lirimin me kusht të Billës.
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vite burgim Ekrem…
Edi Rama deklaroi se, përtej ironive, ajo që duhet nënvizuar është se ndryshimi i administratës përbën një proces shumë të…
Le të rezervojmë një mendim për zotin Zhou, një hero bashkëkohor dhe simbol për të gjithë ne. Ndoshta nuk do…
Donald Trump ka bërë të ditur se, sipas tij, Irani ka rënë dakord për “pothuajse gjithçka që SHBA i nevojitet”…
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…
Venko Zaev dhe Apasiev janë bashkuar kundër Kodit të ri Zgjedhor, ata po ikin nga vota e diasporës dhe u…