Nga OBRM-PDUKM akuzojnë se Venko Zaev dhe Apasiev janë rreshtuar kundër Kodit të ri Zgjedhor, duke iu shmangur votës së diasporës dhe duke u udhëhequr vetëm nga interesi për më shumë para.
None found
Sipas tyre, me më shumë se 10 mijë amendamente, LSD dhe Levica po e pengojnë qëllimisht miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, ndonëse për këtë ligj, siç thonë, partitë politike kanë punuar prej muajsh për të siguruar një konsensus të gjerë.
Nga OBRM-PDUKM deklarojnë se Venko Zaev dhe LSD nuk duan që diasporës maqedonase t’i mundësohet votimi elektronik. Si arsye, ata përmendin bindjen se Venko dhe LSD e dinë që kanë humbur besimin e maqedonasve, si në vend ashtu edhe jashtë tij, ndaj po përpiqen në çdo mënyrë të kufizojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.
Më tej, ata theksojnë se po ata që, sipas tyre, me politikat e gabuara kontribuan në largimin e mijëra qytetarëve nga Maqedonia, sot kërkojnë që këtyre njerëzve t’u mohohet një qasje më e lehtë në të drejtën e votës. Kjo, sipas OBRM-PDUKM, është fytyra e vërtetë e LSD-së.
Po ashtu, nga kjo parti thonë se Apasiev dhe Levica e kanë dëshmuar sërish se interesin e vetëm e kanë te paratë dhe jo te qytetarët. Ata shtojnë se, megjithëse gjatë negociatave u pranuan të gjitha kërkesat e tyre, të cilat kishin të bënin me financim më të madh për partitë politike dhe fushatat zgjedhore, tani po e bllokojnë të njëjtin ligj për të cilin kishin negociuar.
Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të SHBA-së, Marcelo Balboa, ndau pikëpamjet e tij mbi rolin e teknologjisë pas ndeshjes dramatike të…
Një urdhër arresti është lëshuar nga autoritetet e Monakos për personin që dyshohet se ka organizuar sulmin me bombë ndaj…
Në një seancë dëgjimore për krimet zgjedhore në Komisionin e Ligjeve dhe në përgjigje të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, …
Dëshmitarët e masakrës së Saradanit nga komuna e Istogut janë shprehur të pakënaqur lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të…
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, pritën Kryeministrin Albin Kurti…
Qendra për Menaxhim me Kriza(QMK) ka nisur një projekt pilot për instalimin e kamerave të mençura për zbulimin e hershëm…