Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur sërish fajtor në rigjykim Ekrem Bajroviqin dhe i ka caktuar dënim me 12 vite burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Istogut.
None found
Vendimi u bë publik të premten, më 03.07.2026, nga gjyqtari Avni Syla.
Sipas këtij aktgjykimi, Ekrem Bajroviq obligohet të paguajë 300 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, si dhe 100 euro për fondin e viktimave të krimit.
Me aktvendim të veçantë, të akuzuarit iu është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Të dëmtuarit janë udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizojnë përmes kontestit të rregullt jurdiko-civil.
Palët që nuk pajtohen me këtë vendim kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 30 ditësh.
Ekrem Bajroviq akuzohet nga Prokuroria Speciale për “krime lufte ndaj popullatës civile” në Istog dhe në fshatrat përreth gjatë viteve 1998-1999.
Sipas Aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 në Istog dhe zonat përreth, Bajroviq ka kontribuar në zbatimin e masave represive që përfshinin vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë dhe trajtim çnjerëzor ndaj popullatës civile.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë, këto veprime ai i ka kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, si individualisht ashtu edhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.
Në aktakuzë thuhet se më 08.05.1999, në fshatin Staradran, kolona e civilëve që po lëvizte në drejtim të Shqipërisë ishte ndaluar nga forcat policore dhe ushtarake serbe, ku pjesë ishte edhe Bajroviq, dhe aty djemtë e burrat ishin veçuar nga pjesa tjetër e grupit.
Sipas aktakuzës, atyre fillimisht u ishin marrë paratë dhe sendet e vlefshme, ndërsa më pas ishin dërguar në oborrin e shtëpisë së një personi, ku ishin rreshtuar një nga një me duart lart dhe fytyrën nga muri i oborrit, ndërsa forcat serbe i kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin rrahur me mjete të ndryshme.
Po sipas aktakuzës, gjatë kësaj kohe forcat policore dhe ushtarake serbe u ishin drejtuar me fjalët: “Ku e keni NATO-n?” dhe “Ku e keni UÇK-në?”.
Më tej, aktakuza thekson se ata ishin dërguar në një shtëpi, ku ishin pushkatuar të paktën 16 civilë shqiptarë. Vetëm njëri prej tyre kishte arritur të mbijetonte, edhe pse i plagosur.
Po ashtu, sipas Aktakuzës, më 07.05.1999 i akuzuari kishte marrë pjesë në arrestimin, kidnapimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, të cilët fillimisht ishin ndarë nga kolona dhe u ishin marrë të gjitha paratë dhe sendet me vlerë.
Pas kësaj, ata ishin dërguar në Gurakovc, në një lokal, ku sipas aktakuzës ishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore, për t’u transferuar më vonë në Stacionin Policor në Gurakovc.
Aktakuza thotë se kolonës i ka prirë i akuzuari Ekrem Bajroviq me nacionalitet boshnjak, i cili kishte goditur një person me pjesën e pasme të automatikut në anën e djathtë nën brinjë.
Më pas, sipas Aktakuzës, pas vendosjes së civilëve në Stacion Policor, ata ishin torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe ishin ekspozuar edhe ndaj dhunës psikike përmes kanosjeve për jetë. Në aktakuzë thuhet më tej se, përveç lëndimeve të rënda trupore, atyre u ishin shkaktuar trauma dhe pasoja shëndetësore.
Sipas Aktakuzës, këto veprime sanksionohen në bazë të ligjeve vendore, si dhe të Konventës Ndërkombëtare të Gjenevës.
Kriza e temperaturave të larta ka hyrë edhe në arenën politike franceze. Deputetët e Partisë së Gjelbër kanë depozituar një…
Gjermania ka hyrë në gjendje gatishmërie në prag të kongresit federal të Alternativës për Gjermaninë, partisë së djathtë që do…
Qendra për Menaxhim me Kriza(QMK) ka nisur një projekt pilot për instalimin e kamerave të mençura për zbulimin e hershëm…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se synojnë një model të zhvillimit ekonomik që krijon siguri dhe mban të…
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se vendi po bashkëpunon me gjigantë të teknologjisë për të integruar inteligjencën artificiale në prokurimet…
Dëshmitarët e masakrës së Saradanit nga komuna e Istogut janë shprehur të pakënaqur lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të…