Categories: Uncategorized

Shtinë në ajër me armë zjarri: Arrestohet 16 vjeçari, procedohen 4 të tjerë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një adoleshent pas qëlloi me armë zjarri në ajër, në fshatin Hot i Ri.

Në pranga ra një 16-vjeçar, teksa shpallet në kërkim një 15-vjeçar, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 adoleshentë të moshës 15 e 16 vjeç, për prishje të rendit e qetësisë publike.

Të lidhura

None found

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, më të cilën adoleshentët kanë qëlluar në ajër.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë ardhur telefonata nga banorët se midis fshatit Hot i Ri dhe Grudë e Re po qëllohej me armë zjarri nga disa adoleshentë.

Me marrjen e informacionit, është organizuar puna duke ngritur një grup drejtimi për shërbimet e Policisë që do shkonin në vendngjarje, për shkak se personat që qëllonin ishin adoleshentë, me qëllim që gjatë ndërhyrjes së Policisë të mos kishte pasoja.

Forcat “Shqiponjat” dhe disa Patrulla të Përgjitshshme, nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe me profesionalizëm neutralizuan adoleshentët, njëri prej të cilëve mundi të largohej.

Shërbimet e Policisë, në vendin e ngjarjes, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, e cila rezultoi se i përkiste shtetasit E. Z..

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 16 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Në lidhje me këtë ngjarje është bërë shpallja në kërkim e shtetasit K. F., 15 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, të Bashkisë Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Ardita Sinani ushtron të drejtën e votës në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen…

6 minutes ago

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë “Sekilda”, administratori akuzohet për fshehje të të ardhurave

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…

8 minutes ago

Jonida Maliqi rrëfen sfidat me të birin: Nga diagnoza e autizmit te përparimi i Danit dhe përplasjet ligjore

Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka folur në lidhje me djalin e saj,…

10 minutes ago

SHBA ofron deri në 20 milionë dollarë për të dhëna mbi aktivitetin bërthamor të Iranit, krijohet “Task Forca Iron Gate

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…

12 minutes ago

Rolando Maran ndjek sfidat në Turqi, Itali e Rusi, një e diel intensive për futbollistët kuqezi

Kjo e dielë shënjon dhe një ditë të ngarkuar me ndeshje ku spikasin skuadrat e lojtarëve të Kombëtares [...]Read More...

12 minutes ago

LSDM: Vonesat e pagave tregojnë gjendjen e rëndë të financave publike, ndërsa borxhi vijon të rritet

Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…

22 minutes ago