shqiperi

Qëllonin me armë zjarri duke panikosur banorët, e pesojnë keq tre adoleshentë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy adoleshentë pasi dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rëndin e ditës dhe qetësisë.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe shoku i tyre 16-vjeçar që dispononte një pistoletë sportive.

Të lidhura

None found

Dy të arresturit janë shtetasi K.B, 17-vjeç dhe G.P, 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Dispononin armë zjarri dhe qëllonin në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, falë ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm , kapen pa dëmtime dhe vihen në pranga dy adoleshentë. Procedohet penalisht edhe një 16-vjeçar që dispononte pistoletën sportive.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, një pistoletë sportive dhe një shkop metalik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe ato operacionale të DVP Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Katund, Sukth, tre adoleshentë qëllonin me armë në ajër duke prishur rendin dhe qetësinë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sukthi”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

K. B., 17 vjeç dhe G. P., 18 vjeç, të dy banues në Katund, Sukth, Durrës, si dhe u procedua penalisht një 16-vjeçar.

Gjatë operacionit, forcat policore kanë ndërhyrë me profesionalizëm, pasi njëri prej adoleshentëve, shtetasi K. B. kishte me vete armën e zjarrit kallashikov, me të cilën këta shtetas qëllonin në ajër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të banesave, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë sportive pistoletë dhe një shkop metalik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar dhe “Mbajtja pa leje e armëve sportive” në ngarkim të shtetasit të proceduar. /albeu.com

të fundit

SDSM: Delayed salaries show the dire state of public finances as debt continues to rise

Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…

5 minutes ago

Tax evasion of more than €1 million / Fier Prosecutor’s Office sends Sekilda company to trial, administrator accused of concealing income

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…

5 minutes ago

US offers up to $20 million for information on Iran’s nuclear activity, Iron Gate Task Force created

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…

6 minutes ago

Students’ next move revealed, professors also involved in talks

Studentët po i japin një dimension të ri organizimit të tyre, duke nisur ngritjen e forumeve të përbashkëta të diskutimit…

7 minutes ago

Burim Ramadani: Pushteti mbështetet vetëm te propaganda

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete në përmirësimin…

7 minutes ago

Ardita Sinani casts her vote in the elections for the Albanian National Council

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen…

8 minutes ago