Categories: Uncategorized

Shqiptari flet pasi i grabitën banesën: Gabim që u ktheva, këtu është për të ikur natën

Banesa e dy vëllezëve në fshatin Rusani të Delvinës është shkrumbuar nga flakët.

Dy vëllezërit thonë se banesa është djegur nga grabitësit të cilët pasi kanë grabitur çtë gjenin i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët.

Të lidhura

None found

Jorgo Stavro e kishte këtë banesë pranë tokës me ullinj dhe brenda përpunonin vajin e ullirit.

Vëllezërit kanë ardhur nga Greqia për të investuar në Shqipëri por nuk e fshehin pendesën e tyre.

“Menduam se ishte djegur nga ndonjë shkëndijë elektrike por pastaj pamë se kishin vendosur levën për të hapur dritaren.

Nuk ia kanë arritur qëllimit dhe më pas kanë hyrë brenda nga dera. Pasi kanë marrë çdo gjë i kanë vënë flakën për të zhdukur gjurmët.

Kam bërë gabim që jam kthyer në Shqipëri. Këtu është për të ikur natën. Mund të jetonim në Greqi shumë mirë”, thotë ai.

Burri tregon se edhe në 2018 kishte rënë sërish pre e grabitjes.

“Dhe në 2018 na kanë hapur banesnë dhe na kanë marrë vajin e ullirit me të cilën ushqejmë fëmijët. Kanë ardhur kanë marë shenjat hajdutët u kapën nga policia, por gjykata na tha që nuk ka prova të mjaftueshme. Këtu nuk është për të rrojtur, por për të ikur natën.. Na kanë bërë një dëm rreth 8 milionë lekë “ thotë burri gati duke qarë.

Ai ka dhe një apel për të ndëshkuar autorët ose thotë do të largohet për të mos u kthyer më: “Shteti të bëjë diçka. Është herë e dytë. I gjetëm hajdutët dhe I lanë të lirë.. Hajduti kalon në fshat sot dhe tallet dhe me mua. Meqë ndodh kështu ne do ikim.. do i sheshim të gjitha e do ikim”

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit. /oranews

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

2 hours ago