Categories: Uncategorized

Shqiptarët e mbetur në kufi, KKD thirrje shtetit shqiptar

Një nga çështjet që prej disa ditësh ka hapur debat në vendin tonë, është fakti sesi shtetas shqiptarë mbetën bllokuar në kufi në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Shumë figura politike të rëndësishme të vendit e komentuan këtë si një shkelje të kushtetutës.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se policia shqiptare nuk ka lejuar kalimin e tyre në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi.

Për këtë, ka bërë një komunikatë për shtyp Këshilli Koordinues i Diasporës, e cila deklaron se i ka bërë thirrje shtetit shqiptar për të marrë masat e nevojshme.

KOMUNIKATË

Si KKD jemi duke ndjekur me kujdes situatën e paprecedentë të krijuar nga COVID-19 dhe jemi plotësisht të angazhuar me Komunitetin Shqiptar në vendet ku jetojmë në mënyrë që kjo situatë të kalojë sa më lehtë dhe me sa më pak pasoja.
Sa i përket shtetasve shqiptarë që duan të kthehen në vendlindje, kemi komunikuar me qeverinë e cila na ka konfirmuar angazhimin e saj. Jemi të informuar se deri tani janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente.

Me shqetësim po ndjekim situatën e krijuar për shtetasit shqiptarë në pikat kufitare me Greqinë. I kemi kërkuar shtetit shqiptar që të marrë masa urgjente dhe t’ua lejojë hyrjen në territorin shqiptar bashkëkombësve të bllokuar në zonën neutrale të kufirit me Greqinë si dhe për të evituar një transmetim të mundshëm të virusit, të siguroj qëndrimin e tyre në izolim për një periudhë prej 14 ditësh brenda territorit të Shqipërisë. Për këtë, i kemi ofruar qeverisë shqiptare ndihmën tonë në mënyrë që kjo situatë të marri zgjidhjen e duhur sa më shpejt.

Në kushtet që ndodhemi, i bëjmë apel të gjithë bashkëkombasve tanë që përpara se të vendosin për t’u kthyer në Shqipëri, të mirëinformohen pranë selive diplomatike apo Njësisë së Emergjencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, informacionet e të cilës janë dhënë në faqen zyrtare:
https://punetejashtme.gov.al/numrat-e-emergjences-ne-mepj-dhe-te-perfaqesive-se-rsh-se-ne-bote

KKD bën thirrje që situata të tilla të mirëmenaxhohen nga konsullatat dhe ambasadat e shtetit shqiptar duke i mirëinformuar dhe iu qëndruar më pranë shtetasve tanë.

Si KKD jemi totalisht të përkushtuar të ndihmojmë jo vetëm bashkëkombasit tanë, por edhe të kontribojmë në menaxhimin e kësaj situate të vështirë në vendlindje. Për këtë arsye jemi në kontakt me qeverinë në mënyrë që të gjejmë mekanizmat më efikas për arritjen e këtij qëllimi.

Kjo situatë e paprecedentë është sfidë për të gjitha shtetet, jo vetëm Shqipërinë, prandaj inkurajojmë të gjithë që t’a përkrahim njëri-tjetrin brenda mundësive në kapërcimin sa më të lehtë të situatës.

të fundit

Ramabaja kërkon hetim institucional për vrasjet e grave që nga viti 2008: Tragjedia e Arlinda Zekajt të mos politizohet

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…

2 minutes ago

The runoff for mayor of Bërvenica will be held tomorrow; sick and incapacitated people vote today

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…

6 minutes ago

Mucunski and Klein confirm deeper North Macedonia-Hungary partnership and support for the path to the EU

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

7 minutes ago

Three families seeking justice: “Our daughters should not be remembered only after they die

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…

7 minutes ago

Bërvenica mayoral runoff to be held tomorrow; sick and infirm residents vote today

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…

8 minutes ago

Halloween-i më 31 tetor: nga festivali kelte i Samhain-it te kungujt, maskat dhe “Trick or Treat

Më 31 tetor, në shumë vende të botës festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura të vjeshtës, e karakterizuar…

9 minutes ago