I ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Open” në Top Channel, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko tha se situata me emigrantët e bllokuar në Kapshticë është drejt zgjidhjes.
“Më vjen shumë keq për ata persona. Shteti shqiptar sot është në karantinë. Për ata persona që janë atje do të ketë një përjashtim të fundit. Këshilli Koordinues i Diasporës ka ofruar që të paguajë hotelin për periudhën e karantinës”, u shpreh ai.
None found
“Ky është grupi i fundit. Kjo do të thotë që nuk do të ketë të tjerë. Jemi një shtet në karantinë. Ne kemi dëgjuar specialistët që na kanë thënë mbyllni çdo kufi. Prandaj për ata 30 persona të mbetur në Kapshticë do të ketë një përjashtim i cili është i fundit” tha ministri Majko.
Prej disa ditësh emigrantë shqiptarë janë bllokuar në Doganën e Kapshticës dhe Kakavijës pasi nuk kishin autorizim për tu futur në vendin tonë dhe nuk u lejuan nga autoritetet të hynin në Shqipëri.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…