Categories: Uncategorized

Shkelja e karantinës, Ruçi i ashpër me deputetët: E patolerueshme!

“T’a përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje…”

Me tone të ashpra, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka paralamëruar masa të reja ndëshkimore për të gjithë deputetët që thyejnë karantinën.

Të lidhura

None found

Kreu i Kuvendit gjatë mbledhjes së kryetarëve ngriti shqetësimin se një deputet ka marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve online, nga një klub në Kamzë.

“Kemi pasur një rast, nuk po e them se cili deputet ishte, që, megjithëse është marrë masa që klubet të mbyllen, lidhet online për një mbledhje të komisionit dhe jep mendimin e tij nga një klub në Kamzë.

Në raste të tilla do t’ju kërkoja juve, si kryetarë komisionesh, se i keni të gjitha atributet që, në zbatim të Rregullores në situatë të zakonshme, aq më tepër në një situatë të jashtëzakonshme, ta përjashtoni nga mbledhja e komisionit cilindo nga deputetët që shkel masat dhe mos e lejoni futjen e tij në mbledhjet respektive për sa i përket kësaj çështjeje.

Në qoftë se në këtë seancë ne nuk zbatojmë në mënyrë strikte masat e vendosura deri më sot në sallën e parlamentit, seanca do të përfundojë në disko live dhe do të japim mesazhin më të keq të mundshëm.

Në qoftë se mesazhi i të gjithë popullit shqiptar ka qenë i shkëlqyer dhe falë këtij mesazhi, këtij qëndrimi, këtij respektimi te këtij vullneti, këtij durimi, ne kemi këtë rezultat që kemi, atëherë salla e Kuvendit do të japë shembullin më të keq ndaj zgjedhësve të vet, prandaj këtë duhet ta kemi parasysh”, ka thënë Ruçi.

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe…

1 hour ago

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11…

1 hour ago

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”,…

2 hours ago

Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

BET Awards 2026 ka publikuar zyrtarisht listën e nominimeve dhe në krye të saj qëndron Cardi B, e cila këtë…

2 hours ago

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin…

2 hours ago

AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi…

3 hours ago