Policia greke ka kryer një super operacion, kundër kultivimit të lëndëve narkotike, duke shkatërruar një ndër plantacionet më të mëdha të mbjella ndonjëherë në vend.
13.800 rrënjë kanabis të lartësisë 1.6-2 metra, të gatshme për mbledhje dhe tregëtim janë shkatërruar.
None found
Ndërkohë policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, një burrë 43 dhe grua 25 vjeç, ndërsa në kërkim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, 1 grek dhe 3 shtetas shqiptarë.
Sipas policisë, trafikantët mundën të mbjellin lëndën narkotike në një zonë të izoluar malore, në të cilën kishin instaluar pajisje tepër moderne për vaditje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 km tubo, dy gjeneratorë për prodhimin e energjisë dhe vënien në funksion sistemet e vaditjes.
Prej muajsh policia greke po monitoron nga toka dhe ajri zonat e izoluara në vend, si dhe përrenjtë dhe pyjet në disa zona të vendit, mbas informacioneve se trafikantët kanë zgjedhur ta prodhojnë në vend kanabisim dhe jo ta importojnë nga Shqipëria atë.
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar lidhur me funksionimin e programit për skriningun e kancerit të gjirit, duke kërkuar nga Ministria…
MPB njofton se dje policia arrestoi një bandit 47-vjeçar nga Shkupi, pasi ai shtyu një shkallë mbi të cilën po…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, tha se LDK-ja do…
Një lajm i ëmbël ka mbërritur nga bota e showbizit shqiptar pasi mësohet se raperi Agon Amiga është bërë baba…
Përpjekja e një 27-vjeçari egjiptian për të nxjerrë telefonin e tij celular nga deti në zonën Lady's Mile të Limasolit…
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren,…