Categories: Uncategorized

Shkatërrimi i kartelit të parë shqiptar, Artan Hoxha nxjerr foton e “kokës” nga burgu

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi operacionin e bujshëm në 10 shtete të Europës dhe Azisë.

“Los Blancos” çoi një numër të madh shqiptarësh pas hekurave, të cilët akuzohet se kishin sjellë në kontinentin e vjetër tonelata me kokainë përgjatë viteve të fundit.

Të lidhura

None found

Më i rendësishmi i arrestuar është pikërisht Elti Dizdari që u kap në Dubai, i cili konsiderohet si koka e grupit të shqiptarëve që furnizonin me kokainë Europën.

Me këtë operacion u tha se u shkatërrua karteli shqiptar i kokainës, por Artan Hoxha nuk mendon kështu.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se është shkatërruar vetëm një pjesë e klanit, krahu që i përket Elti Dizdarit, kurse grupi i Dritan Rexhepit, i njohur si furnizuesi me sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori, rezulton të mos jetë prekur.

Postimi i Hoxhës

Pas superoperacionit te zhvilluar ne 10 shtete te Europes dhe te Azise, ku u deklarua me buje se, eshte shkaterruar karteli i pare shqiptare i kokaines, me erdhen dy foto domethenese nga kryeqyteti i Ekuadorit, Kuito…

Ne foton e pare, eshte personazhi i cilesuar ditet e fundit nga autoritetet italiane, si truri apo koka e kartelit shqiptar te kokaines, Dritan (Gramoz) Rexhepi, ne qeline e tij, ne burgun e sigurise se larte ne Kuito te Ekuadorit, ku ai ndodhet i arrestuar qe nga 26 qershori i vitit 2014….praktikisht rezulton se ai e ka formuar dhe drejtuar kartelin nga burgu…

Ne foton e dyte, eshte nje mesazh i koduar nepermjet nje targe te nje taksie ne kryeqytetin e Ekuadorit,“0035 KÇK”…e cila te kujton moton e bere publike nga kryeministri Rama, “kap ç’a t’kapesh”…

Besoj do te thote, se eshte kapur “tropojani”(Eldi Dizdari) dhe rrjeti i tij, pra vetem njeri nga degezimet e kartelit, por nuk eshte shperbere karteli…
Kampionati vazhdon…

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

15 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

16 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

18 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

21 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

22 minutes ago