Britania e Madhe raportoi të mërkurën 936 viktima mes pacientëve me Covid-19 duke e çuar totalin në 7 172 të vdekur.
Projeksionet ngrenë alarmin se Britania mund të vuajë numrin më të lartë të viktimave në Evropë – gati 3 herë më shumë vdekje se në Itali.
None found
Autoritetet raportuan 828 viktima në Angli, 70 në Skoci, 33 në Uells dhe 5 në Irlandën e Veriut.
Anglia mbetet me numrin më të lartë të vdekjeve, nëtotal 6 433 persona.
Të martën projeksione të modeluara nga Universiteti i Uashingtonit analizuan se deri në korrik, Britania e Madhe mund të vuajë deri në 66 000 viktima.
Për t’iu përgjigjur situatës qeveria po përpiqet të hapë një laborator të ri testesh në Universitetin e Kembrixhit, i cili pritet të ketë një kapacitet prej 30 mijë testesh në ditë, por që mund të jetë në punë vetëm pas muajit maj.
Britania e Madhe është prej 2 javësh nën masa emergjente, të diktuara nga pandemia e koronavirusit.
Sëmundja e Covid-19 mund të thuhet se u nënvlerësua nga qeveria britanike e cila mori masa kufizuese shumë më vonë se sa shtetet e tjera të Evropës.
Kryeministri Boris Johnson, i infektuar me Covid-19, është prej së hënës i shtruar në spital.
Alfa Romeo po kundërshton trendin e ekraneve gjithnjë e më të mëdha në makinat moderne, duke kërkuar një dizajn të…
Gjenerata e pestë e Hyundai Tucson ka regjistruar 15.045 porosi paraprake në ditën e parë në Korenë e Jugut, duke…
Gazetarja dhe moderatorja Megi Latifi ka ndarë informacione të reja në emisionin “News24 Fundjavë” lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon…
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Studentët…
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në…
Massimiliano Allegri shpërtheu në nerva pas barazimit dramatik 3-3 mes Napolit dhe Romës, duke akuzuar kryeqytetasit se sezonin e kaluar…