Barazimi spektakolar 3-3 mes Napolit dhe Romës shkaktoi një shpërthim nervash nga Massimiliano Allegri. Trajneri italian akuzoi kryeqytetasit se sezonin e kaluar përfituan vendin në Ligën e Kampionëve, ndërsa pasojat e dështimit i vuajti ai te Milani.
Gjatë përballjes së zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Allegri u shfaq dukshëm i acaruar dhe në minutat shtesë u përjashtua nga zona teknike për shkak të protestave ndaj arbitrit. Tensioni nuk iu largua as pas vërshëllimës së fundit.
None found
Para kamerave të DAZN Italia, trajneri deklaroi se nuk ishte në gjendje ta analizonte takimin.
“Për herë të parë pas 25 vjetësh, nuk jam në gjendje t’ju jap përgjigje të qarta për ndeshjen. Prandaj, më vjen keq, por ju uroj natën e mirë”.
Raportimet e mediave italiane, mes tyre edhe “Corriere dello Sport”, bëjnë të ditur se Allegri u drejtua më pas i irrituar në sallën e konferencave për shtyp. Atje, ai u dëgjua duke iu folur me tone të ashpra pjesëtarëve të stafit të Napolit.
“Sezonin e kaluar ia futën Ligën e Kampionëve në xhep Romës. Gjithmonë ata… Unë e pagova çmimin te Milani”, raportohet të ketë deklaruar trajneri italian.
Fjalët e Allegrit lidhen me mbylljen e sezonit të kaluar, kur Roma dhe Como u renditën përpara Milanit në garën për katër pozicionet e para. Si pasojë, skuadra kuqezi mbeti jashtë Ligës së Kampionëve.
Vetëm 24 orë pas përfundimit të sezonit, Milani vendosi ta shkarkonte Allegrin. Kjo bëri që ai ta konsideronte veten të prekur drejtpërdrejt nga dështimi për sigurimin e një vendi në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.
Nuk dihet ende nëse Gian Piero Gasperini, trajneri i Romës, do t’u përgjigjet këtyre akuzave. Dy teknikët kanë marrëdhënie miqësore dhe para ndeshjes së së shtunës u përshëndetën ngrohtësisht, ndaj një reagim i mundshëm nga Gasperini do ta bënte situatën edhe më interesante.
Brazili voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë të ngushtë mes kandidatit konservator Flavio Bolsonaro…
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka votuar në zgjedhjet që po mbahen në Serbi, duke bërë thirrje që…
Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex, Meghan Markle, është nën hetim në Filipine pas akuzave për posedim të materialeve…
Ministrja Fitore Pacolli u është drejtuar shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke i ftuar të marrin pjesë në zgjedhjet…
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Sheffieldit ka arritur të riprodhojë efektin e jashtëzakonshëm optik të Kupës së Likurgut, një…
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Sheffieldit ka arritur të riprodhojë efektin e jashtëzakonshëm optik të Kupës së Likurgut, një…