Alfa Romeo po i kundërvihet prirjes së prodhuesve për të vendosur ekrane gjithnjë e më të mëdha në makinat moderne, duke propozuar një kabinë ku vëmendja kryesore i kushtohet shoferit dhe jo teknologjisë me prekje.
Alejandro Mesonero-Romanos, shefi i dizajnit të kompanisë, tha për revistën britanike Autocar se industria duhet të rishqyrtojë përdorimin e ekraneve gjigante, të cilat sipas tij po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën e ndërtimit të paneleve të makinave.
None found
Kjo filozofi është paraqitur përmes konceptit Cuorerosso, i cili u prezantua në panairin e makinave në Paris.
Në brendësi, ekraneve dixhitale u janë bashkuar butona fizikë dhe çelësa të dedikuar për funksione të rëndësishme, përfshirë rregullimin e temperaturës dhe ventilimit.
Koncepti është pajisur edhe me dy ekrane në formë të rrumbullakët, të destinuara për shfaqjen e të dhënave të drejtimit dhe përdorimin e navigimit.
Mesonero-Romanos vlerëson se ekranet e mëdha mund të dalin shpejt nga moda dhe të shndërrohen në një shpenzim shtesë, ndërsa komandat fizike mundësojnë një përdorim më praktik.
Megjithatë, Cuorerosso vazhdon të jetë vetëm një koncept dhe nuk është bërë ende e ditur se cilat nga këto zgjidhje do të përdoren në modelet e prodhimit.
Përmes kësaj qasjeje, Alfa Romeo kërkon të veçohet nga prodhuesit që po e kthejnë panelin e makinës në një ekran të madh me prekje. /Telegrafi/
Pija më e mirë pas darkës për shëndetin e veshkave — Klan Kosova [...]Read More...
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Sheffieldit ka arritur të riprodhojë efektin e jashtëzakonshëm optik të Kupës së Likurgut, një…
Shkaqet e papritura të kortizolit të lartë — Klan Kosova [...]Read More...
Sot në Serbi po votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Shqiptarët në këto zgjedhje janë duke garuar me një listë…
Gazetarja dhe moderatorja Megi Latifi ka ndarë informacione të reja në emisionin “News24 Fundjavë” lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon…
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ish-rezidencën malore të Adolf Hitlerit në Bavari të Gjermanisë, të njohur si “Foleja e…